DURRËS- Një 78-vjeçar me iniciale H.B., nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra që iu shkaktuan nga aksidenti i ndodhur më 17 janar. I moshuari u përplas nga një mjet në vendin e quajtur “Stacioni i Trenit” në Durrës.
Pas aksidentit, shoferi u largua nga vendi i ngjarjes dhe ende nuk është arritur të zbulohet identiteti dhe të bëhet e mundur kapja e tij, si dhe vënia para përgjegjësisë ligjore. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës po vijon intensivisht veprimet hetimore, me qëllim zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Pasi doli ne rrjetet sociale u kujtuan.
Përgjigju