ELBASAN- Një 54-vjeçar ka rënë në pranga pasi ka aksidentuar një grua dhe djalin e saj të mitur. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Gjergjan.

54 vjeçari ishte duke drejtuar mjetin tip "Benz", në aksin rrugor Elbasan-Cërrik kur ka përplasur një grua, Xh. L., e cila ishte me djalin e saj të mitur.

Ata janë dërguar në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve. 

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprime të mëtejshme.