Policia e Shkodrës ka arrestuar 29-vjeçarin irakian i cili mbrëmjen e djeshme përplasi me makinë një të moshuar e cila ndodhet në gjendje të rëndë.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e djeshme në lagjen ‘Liria’, e plagosura  për shkak të dëmtimeve të marra, është në spitalin rajonal të Shkodrës, në gjendje të rëndë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.