Një 68 vjeçar në Durrës është arrestuar nga policia pasi gjatë ditës së djeshme teksa qarkullonte me makinë, ka përplasur për vdekje një këmbësore ende të paidentifikuar. Në pranga ka rënë shoferi i identifikuar si Dh.R. E reja rreth 30 vjeç, mësohet se ka humbur jetën në vend si pasojë e përplasjes së fortë.
Ndërkohë policia vijon hetimet për identifikimin e viktimës dhe zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.
Komento