Policia e Fierit ka zbardhur ngjarjen e ndodhur në 2 nëntor, ku 58 vjeçari, Selam Çela ka përplasur për vdekje 70 vjeçarin Ylli Toska i cili lëvizte me biçikletë në rrugën Fier-Vlorë.Pas katër ditësh, është bërë i mundur arrestimi i Selam Çelës, i cili pas aksidentit ia mbathi nga vendngjarja duke lënë të vdekur të moshuarin.
“Në datën 02.11.2022, rreth orës 17:30, në aksin rrugor “Fier-Vlorë”, në fshatin Ferras, shtetasi S. Ç., 58 vjeç, banues në Kraps, Fier, duke drejtuar automjetin tip "Benz", ka aksidentuar me pasojë vdekje, shtetasin Y. T., 70 vjeç, banues në fshatin Fitore, i cili ka qënë duke lëvizur me biçikletë. Pas aksidentit, shtetasi S. Ç. është larguar nga vendngjarja. Si rezultat i një pune intensive hetimore nga specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor të DVP Fier u bë i mundur identifikimi dhe ndalimi i tij”-thuhet në njoftimin e policisë.