ELBASAN- Gjykata e Elbasanit ka lënë në burg regjisorin Petri Bozo, pasi përplasi për vdekje të miturin 7-vjeçar në aksin nacional Elbasan-Librazhd.

Aksidenti tragjik ndodhi paraditen e 25 majit. 7-vjeçari po kalonte rrugën së bashku me nënën e tij, pasi kishin shoqëruar motrën në shkollë.

Petri Bozo ka deklaruar në polici se nuk e kishte vënë re fëmijën edhe pse lëvizte me shpejtësi të ulët. Madje kishte përshëndetur edhe policin para se të godiste për vdekje të miturin.