Gjykata e Elbasanit ka rrëzuar kërkesën e producentit Petri Bozo për zbutjen e masës së sigurisë nga “arrest në shtëpi” në “detyrim paraqitjeje”. Sipas mediave, Bozo kërkoi ndryshimin e masës me argumentin se nga 24 tetori deri më 6 nëntor duhet të ishte i pranishëm në eventin “Miss Globe” në Tajlandë, duke paraqitur në gjykatë edhe ftesat përkatëse.
Gjyqtarja Suela Lika vlerësoi se nuk ekzistojnë kushtet dhe rrethanat për ndryshimin e masës, duke lënë në fuqi “arrestin në shtëpi” ndaj producentit.
Bozo u arrestua, pasi përplasi për vdekje të miturin 7-vjeçar në aksin nacional Elbasan-Librazhd. Aksidenti tragjik ndodhi paraditen e 25 majit. 7-vjeçari po kalonte rrugën së bashku me nënën e tij, pasi kishin shoqëruar motrën në shkollë.
Pas ngjarjes Petri Bozo dëshmoi në polici se nuk e kishte vënë re fëmijën edhe pse lëvizte me shpejtësi të ulët. Sipas informacioneve bëhet me dije se familjarët e viktimës kanë deklaruar se nuk kanë asnjë konflikt me regjisorin duke theksuar se 'aksidenti nuk ka ardhur si rezultat i një veprimi të qëllimshëm'.
-------------------------------
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë
-
Perfiti qe ke gjet toke te bute dhe te falen o plere Se do te kisha djeg me ca ke dhe kukllat e shpise me gjithe mace...
Përgjigju -
Njerëz te paskrupullt, ne vend qe te dale publikisht si minimum te kerkoje falje familjes, ky shfrytezon njohjet e tia per gomarlleqe
Përgjigju -
Epo do dhe të ikë për qejf në Tajlandë shoku Petri, i biri i shoqes! Seriozisht e ke more?! Ke VRARË një fëmijë nga fodullëku jot kryelartë dhe tani dashke dhe të udhëtoke për qejf??? TURP! BRAVO GJYKATA QË E LA NË SHTËPI, MADJE NË BURG DUHEJ SI ÇDO NJERI TJETËR PËR TË NJËJTËN VEPËR.
Përgjigju










Komente
Komento