Një 36-vjeçar është vënë në pranga pasi përplasi me makinë këmbësorin 61-vjeçar 3 ditë më parë në Durrës.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor të DVP Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin M. Xh., 36 vjeç, banues në Durrës, pasi më datë 01.08.2023, automjeti me drejtues 36-vjeçarin, ka përplasur shtetasin H. G., 61 vjeç (këmbësor), i cili si pasojë ka humbur jetën.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.
Në përditësim...
Komento