ITALI- Sapo kishte mbërritur nga Shqipëria, 24-vjeçari shqiptar Rafaelo Beqaj ra në prangat e policisë italiane në aeroportin e Katanias.
I riu akuzohet se ka shkaktuar aksidentin natën e 18 dhjetorit të vitit të kaluar në Acireale ku një 16-vjeçar humbi jetën, Daniele Cantale Garano.
Aksidenti ndodhi në orën 03:00, në Corso Italia. 24-vjeçari ishte duke drejtuar makinën “Audi Q8” me shpejtësi të madhe përgjatë rrugës së qytetit të Catania. Makina u përplas me motoçikletën me të cilin po udhëtonte 16-vjeçari, trupi i të cilit përfundoi disa metra larg.