Policia e Durrësit ka arrestuar tre të rinj, pasi njeri prej tyre përplasi me makinë një efektiv, ndërsa 2 të tjerët nuk iu bindën urdhrave të tij.

Arrestimet u bënë pasi, në lagjen Nr.1 në Durrës, pasi gjatë ndjekjes nga patrula makina, shoferi i së cilës ishte Bruno Meta, 21 vjeç, nuk iu bind urdhrit të policisë për të ndaluar, ndërsa ka goditur me të edhe njërin prej efektivëve. Sa i përket pasagjerëve Artmirnejdi Kasaj, dhe Staf Gaçi  26 vjeç, kanë kundërshtuar në bashkëpunim veprimet e punonjësve të policisë

Mbi ta rëndojnë akuzat e "Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik" dhe "Kanosja për shkak të detyrës".