Përplasja e asteroidit që zhyti
dinozaurët në një 'dimër' katastrofik

Përplasja e asteroidit që zhyti<br />dinozaurët në një 'dimër' katastrofik<br>
Sipas shkencëtarëve tashmë ekziston një pasqyrë e qartë e katastrofës klimaterike që pasoi përplasjen e asteroidit në Tokë 66 milionë vjet më parë. Pasojat e së cilës sollën zhdukjen e tre të katërtave të bimëve dhe llojeve të kafshëve, duke përfshirë edhe dinozaurët.

Hetimet e studiuesve sugjerojnë se asteroidi hodhi më shumë se 300 miliardë tonë squfur në atmosferë. Kjo solli një rënie globale të temperaturave mesatare globale nën që sollën akuj për shumë vite.

Temperaturat e oqeanit gjithashtu ndryshuan për shekuj. Ndryshimi i menjëhershëm shpjegon pse kaq shumë specie ndryshuan për të mbijetuar.

"Ne gjithmonë kemi menduar se shkak ishte një dimër global, por me këto gjetje të reja dhe më të forta, mund të jemi shumë më të sigurt për atë që ka ndodhur", tha për Prof. Joanna Morgan, nga Imperial College London.

Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Bosi më i fuqishëm i drogës në botë kapet në Teksas! Lideri i kartelit meksikan ‘Sinaloa’, u arrestua me djalin e ‘El Chapos’

Bosi më i fuqishëm i drogës në botë kapet në Teksas! Lideri i kartelit meksikan ‘Sinaloa’, u arrestua me djalin e ‘El Chapos’