Përplasja e tragetit me 173 persona me një anije, Ministria e Infrastrukturës: Ishte incident nga moti i keq! Ngjarje të tilla të mos ndodhin më

Rreth mesnatës së mbrëmjes së kaluar për shkak të motit të keq në Portin e Durrësit, ka ndodhur një perplasja mes tragetit ‘Ventouris’ dhe anijes cargo 'Professor B'.

Trageti i cili ishte nisur drejt Barit të Italisë mbante me vete 173 pasagjerë, u rikthye në port dhe u anulua udhëtimi.  Lajmi u transmetua ekskluzivisht nga Report Tv dhe shqiptarja.com.

Pasditen e sotme ka qenë zv. ministri i Instrastrukturës dhe Energjetikës, Ardi Veliu i cili ka konfirmuar incidentin. Ai tha se është bërë një analizë që ngjarje të tilla të mos ndodhin më.

"Mbrëmë gjatë natës ka ndodhur një incident në akuariumin e Portit të Durrësit. Me porosi të veçantë të zonjës ministre sot së bashku me drejtorin e portit dhe me drejtorin e përgjithshëm të detarisë kemi zhvilluar një analizë në lidhje me këtë incident.  Ka pasur një avari të vogël gjatë daljes nga akuariumi të 2 trageteve. Ka pasur vetëm dëme të vogla materiale. Bëmë një analizë për të evidentuar se çfarë nuk ka funksionuar mirë apo për të identifikuar problematika të cilat mund të kenë ndodhur gjatë kësaj manovra me qëllim eliminimin për ta bërë Portin e Durrësit sa më të sigurt.

Gjatë manovrës që ka bërë trageti për të dalë nga akuariumi, duke parë edhe kushtet atmosferike që kanë qenë shumë të këqija, forca e detit ka qenë mbi 6 ballë brenda në akuarium dhe më shumë se 7 ballë jashtë. Kjo ka qenë faktor që e ka bërë të vështirë veprimin e duhur të kapitenit për të shmangur incidentin", tha Veliu. 


Lajmi kryesor:

Erë e fortë në Durrës, trageti me 173 pasagjerë përplasi anijen, ishte nisur drejt Barit dhe u kthye mbrapsht! Ministria e Infrastrukturës: Ngjarje të tilla të mos përsëriten (FOTO)


K.T./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Australi/ Bullizuesit e shkollave kanë kaluar online! Por a është zgjidhje ndalimi i mediave sociale për fëmijët nën 16 vjeç?

Australi/ Bullizuesit e shkollave kanë kaluar online! Por a është zgjidhje ndalimi i mediave sociale për fëmijët nën 16 vjeç?