Gazment Bardhi është përplasur sërish në distancë me anëtarët e kryesisë së PD, të cilët pas vendimit për të hapur garën kanë nisur hapat e tjerë të përgatitjes për zgjedhje, duke propozuar edhe plotësimin e vakancave me krerët e degëve. Bardhi thotë se ky grup anëtarësh të kryesië kërkon të marrë kompetencat e Sekretarit të Përgjithshëm.
“Unë nuk di pse është zëvendësuar njëri apo tjetri, nuk kam firmosur asnjë vendim dhe nuk do firmos asnjë vendim që bie ndesh me statutin. Unë nuk do të jap detaje të zbatimit të statutit. Nuk kam dijeni për një propozim të tillë. Organizimi i PD-së është përgjegjësi statutore sekretarit të përgjithshëm.
Mesa duket një grup kanë vendosur të ushtrojnë kompetencat e sekretarit të Përgjithshëm. Unë do të zbatoj statutin e PD-së. Komisioni zgjedhor i partisë emërohet dhe miratohet nga Këshilli Kombëtar. Sekretari i Përgjithshëm i PD është i vendosur të zbatojë statutin. Çdokush tjetër që ka vendosur të ecë përpara në procese anti statutore bën zgjedhjet e tij. Pa statut dhe pa rregulla nuk mund të ketë bashkëjetesë”, u shpreh Bardhi.
Pas mbledhjes me grupin parlamentar të PD, Sekretari i Përgjithshëm Gazment Bardhi tha se ka zbatuar vendimin e Kryesisë për të hapur garën për zgjedhjet e kreut të PD më 29 korrik.
“Kam zbatuar vendimin e Kryesisë sapo jam njohur e kam ndjekur detyrimin statutor për dokumentimin dhe protokollimin e atij vendimi. Unë respektoj cdo detyrim statutor. Kjo nuk ka asnjë diskutim. Por brenda fushave të kompetencave të cdo institucioni statutor. I vetmi set që na mban është statuti i PD. Jam për të ofruar zgjidhje. Nëse një parti politike s’ka organin më të lartë vendimmarrës që drejton partinë s’mund të organizojë asnjë proces zgjedhor”, tha Bardhi.
Lajmi kryesor:
Gara për kreun e PD, 8 anëtarë të Kryesisë kërkojnë t’i zgjatet mandati krerëve të degëve! Bardhi: Një grup po merr kompetencat e Sekretarit të Përgjithshëm
/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.5%
-
Jo
39.5%
-
Nuk e di
13%
Vota total: 4663
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Jakin Marena: Berisha ‘hyn’ në krevatin e ‘tradhëtarëve’, Bardhi rebelohet me leje
15 Janar, 20:20
-
‘Studio Live’, Petraj: FBI nuk i solli të gjitha provat e 21 Janarit, kishte frikë se do i prishnin! Berisha rrezikon shumë, çfarë do ndodhë më 20 Janar
14 Janar, 18:46
-
Dosja ‘Xibraka’, Bardhi i kërkon informacione Dumanit: Mbyllja e dosjeve pa transparencë tregon se drejtësia ruan të paprekur personat me pushtet politik!
14 Janar, 15:06
-
Ylli Pata: Efekti politik i kundërsulmit total të Edi Ramës
14 Janar, 07:57
-
'PD është bërë një parti shpifësish!', Çupi: E kanë kthyer në mision, por shpifja duhet ndëshkuar
13 Janar, 19:58
-
Berisha e Bardhi i ‘turren’ sërish Olsi Ramës! Pretendimi i ish-kryeministrit: Letër anonime në BKH, Olsi në foto me drejtuesin e bandës së Xibrakës
13 Janar, 13:47
-
Nis gjyqi për shpifje në GJKKO, avokati i Bardhit tërhiqet nga akuzat për ish-kryepolicin e Shkodrës: Nuk tha se Sulaj ka lidhje me krimin, por policia
13 Janar, 11:52
-
'Babale 2' Rama paralajmeroi padi për kallëzim të rremë! Reagon Bardhi, sulmon SPAK: 7 pyetjet pa përgjigje
12 Janar, 12:21
-
Asnjë provë për përfshirjen e Olsit në dosjen 'Xibraka'! Rama paralajmeron padi edhe për Bardhin për kallëzim të rremë: Një “Babale 2”
12 Janar, 12:05
-
Rama mesazh publik: Berisha, katrani i madh prej çerek shekulli fabrikon akuza kundër meje e familjarëve! Im vëlla u përdor si mish për top për të më goditur (FJALIMI I PLOTE)
12 Janar, 11:04
-
Shitblerje e paligjshme energjie? Avokati i Bardhit sfidon Ballukun: Bëhu gati të shkosh në SPAK, ku shkuan 180 mln euro
10 Janar, 20:12
-
Debate brenda PD, grupi i Bardhit kundërshton sulmin e Berishës ndaj gjyqtares së Kushtetueses Marsida Xhaferllari
10 Janar, 10:33