Përplasja me armë dje në Elbasan, pas 'Vis Korçarit' policia prangos edhe dy të tjerë, një në kërkim! Zbardhet dëshmia e Çaushllarit
Policia e Elbasanit ka zbardhur ngjarjen e rëndë të ndodhur ditën e djeshme në këtë qytet, ku pas një konflikti të çastit dy drejtues mjetesh patën një përplasje me armë.
Redaksia 26 Nëntor 2020, 10:40 | Përditesimi: 26 Nëntor 2020, 15:38
Policia e Elbasanit ka zbardhur ngjarjen e rëndë të ndodhur ditën e djeshme në këtë qytet, ku pas një konflikti të çastit dy drejtues mjetesh patën një përplasje me armë.
Policia njofton sot se pas arrestimit në flagrancë mbrëmjen e djeshme të Elvis Koçit (Çaushllari), i quajtur edhe si "Vis korçari" 28 vjeç, dy të tjerë janë vënë në pranga.
Janë arrestuar në flagrancë Feliks File, 21 vjeç, banues në Elbasan, për veprat penale "Vrasje me dashje" e mbetur në tentativë e kryer në bashkëpunim dhe "Armëmbajtja pa leje" dhe Ersi Cekani, 21 vjeç, banues në Librazhd, për veprat penale "Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës" dhe "Moskallëzim krimi".
Gjithashtu, si rezultat i këtyre hetimeve është shpallur në kërkim policor, për veprat penale "Vrasje me dashje" e mbetur në tentativë, e kryer në bashkëpunim dhe "Armëmbajtja pa leje” shtetasi A. C., 21 vjeç, banues në Elbasan.
Vijon puna për kapjen e tij dhe për kapjen e autorit tjetër, shtetasi Migert Qosja.
Përplasja e armatosur ndodhi dje pranë stadiumit të Elbasanit, në mes të rrugës në prani të qytetarëve të zakonshëm
Policia njoftoi zyrtarisht se rreth orës 11:50 u qëllua me armë nga dy automjete në ecje, Ford dhe Mazda, ku drejtuesi i kësaj të fundit, Elvis Koçi (Çaushllari), 28 vjeç, mbeti i plagosur.
Blutë e Elbasanit shpallën në kërkim 25-vjeçarin Migert Qosja, i cili ndodhej në makinën tjetër, ndërsa përplasja mes tyre nisi pas një konflikti fizik mes tyre.
Ndërkohë që "Vis korçari", i plagosur me armë ka udhëtuar me makinën e tij drejt Spitalit të Traumës në Tiranë për t’u mjekuar e për t’i shpëtuar policisë, automjeti i të cilit i është nënshtruar ekspertizës.
Protagonisti kryesor në përplasjen me armë në Elbasan, zbardhet dëshmia e 'Vis Korçarit'
Elvis Çaushllari i njohur ndryshe edhe si 'Vis Korçari'' ka mohuar të ketë konflikte me njeri dhe në përplasjen që pati dje afër stadiumit në Elbasan është sulmuar nga të tjerët.
Në deklaratën e dhënë në marrjen në pyetje nga Policia e Elbasanit Çaushllari ka deklaruar se nuk i njeh personat me të cilët është konfliktuar.
Çaushllari pretendon se personat e konfliktit të së mërkurës i kishte parë për herë të parë.
Po pistoleten ku e ka gjetur, pse e mban me vete?? Kermat lerini te ngordhin le ti bej nje gjelpere mjeku e te shkoj ne te semes
Përgjigju