Përplasja me Llallën, Lu takim
20 min me Presidentin Nishani

Përplasja me Llallën, Lu takim<br />20 min me Presidentin Nishani
TIRANE- Pas përplasjeve me kryeprokurorin Adriatik Llalla, ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Donald Lu ka takuar në Presidencë kreun e shtetit Bujar Nishani. 

Takimi i zhvilluar rreth orës 19:05 të mbrëmjes së kësaj të enjte, ka zgjatur 20 minuta. Ambasadori Lu kërkoi takim me Nishanin që në mesditë (rreth orës 15:00), pasi më herët Nishani kishte takuar kryeprokurorin Adriatik Llalla. 

Takimi i realizuar 4 orë pas kërkesës së Lu, erdhi pas deklaratave të forta mes Llallës dhe ambasadorit amerikan për ecurinë e reformës në drejtësi.

Ndërsa nuk munguan as etiketimet personale si ajo e Llallës i cili deklaroi se është vënë nën presion nga ambasadori amerikan. Ndërsa më pas, Llalla pranoi publikisht se i është refuzuar viza për në SHBA dhe për këtë bëri përgjegjës Lu-në. 

lu
(Ambasadori Lu mbërrin në presidencë)
donald lu perfundon takimin
(Ambasadori Lu largohet pasi përfundoi takimin me presidentin Nishani)

Nishani takim 30 minuta me Llallën, Lu në Kryeministri
Një takim plot 30 minuta zgjati ai mes Nishanit me Prokurorin e Përgjithshëm Adriatik Llalla në Presidencë, ndërsa ai i Lu në kryeministri ka zgjatur plot 45 minuta.

Ambasadori amerikan takoi në selinë e qeverisë Vali Bizhgën, shefen e kabinetit të Kryeministrit Edi Rama. 

Gjatë një konference për zgjedhjet, ambasadori Donald Lu deklaroi sot se kryeprokurori Llalla dhe prokurorët kanë 18 muaj që shprehen kundër Reformës në Drejtësi.
 
Ai theksoi se Prokuroria e Përgjithshme tentoi sekuestrimin e serverit të ILDKP, që është jetik për Vettingun, ndërsa në shortin e hedhur për KED shkeli ligjin, pasi dërgoi vetëm tre emra për tre institucione dhe jo listën si të gjithë institucionet e tjera duke dhunuar Kushtetutën e re të Shqipërisë.
 
Por menjëherë, as një orë nga deklarata e fuqishme e Lu, me një fjalim tepër të gjatë, të përgatitur më herët, u kundërpërgjigj kryeprokurori.
 
Llalla jo vetëm përgjigjet por i shpall 'luftë' ambasadorit të SHBA duke e akuzuar për shantazhe dhe presione, ndërsa thekson se ambasada para pak ditësh i ka anuluar edhe vizën për Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
 
Prokuroria i cilëson hakmarrje personale sulmet e Lu ndaj Llallës, ndërsa thotë se ambasadori i SHBA ka bërë presione për disa cështje gjyqësore që ka pasur interes.
 
Pra nuk hezitojmë të shprehemi se kjo sjellje e Lu është personale për interesa personale”.
 
Kryeprokurori thotë se nëse Donald Lu është mësuar të jetë zot në politikën shqiptare nuk mund ta realizojë këtë edhe në prokurori, ndërsa për sulmet, presionet dhe anulimin e vizës ka vendosur në dijeni edhe Presidentin dhe Kryetarin e Kuvendit.

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Borrell propozon sanksionimin e zyrtarëve izraelitë për shkak të dhunës së kolonëve

Borrell propozon sanksionimin e zyrtarëve izraelitë për shkak të dhunës së kolonëve