Ish-Drejtoresha e Tatimeve Briseida Shehaj është marrë në pyetje në Prokurorinë e Shkodrës për 60 minuta paraditen e së Premtes.
 
Ish Drejtuesja e tatimeve Shehaj ka mbërritur në institucionin e prokurorisë rreth orës 11:50 ndërsa ka qëndruar deri në orën 13:00.
 
Në përfundim të dëshmisë së saj para prokurorit të çështjes, Shehaj nuk ka pranuar që të japë asnjë prononcim duke u mjaftuar me një urim.
 
Por burime nga organi i akuzës bëjnë të ditur se prokuroria e Shkodrës ka regjistruar disa procedime penale për dyshime për rimbursime të paligjshme te TVSH.
 
Ish-drejtori  drejtorisë së kontrollit në Tatime në Shkodër Agron Ramadani kallëzoi penalisht ish drejtoren e Tatimeve Briseida Shehajn dhe titullarin e tatimeve Hysen Hysaj pasi i ishte kërkuar që të firmoste urdhër- pagesat për rimbursime të TVSH- së.
 
Sipas Ramadanit me 13 Dhjetor 2014 pretendonte se ishte kërcënuar nga drejtorja e Tatimeve për tu larguar nga puna nëse nuk do firmoste urdhërpagesat e rimbursimeve.
 
Pas këtyre zhvillimeve drejtori i tatimeve Hysen Hysa u ndalua nga policia me urdhër të prokurorisë për akuzën e shpërdorimit të detyrës.
 
Organi i akuzës sqaronte se Hysaj i ka rimbursuar Tatimin e Vlerës se Shtuar me vlere 10 milion lekë, një subjekti që drejtohej nga djali i motrës së tij.
 
Por ky biznes e kishte humbur te drejtën e marrjes se TVSH, pasi nuk kishte shlyer më parë detyrimet doganore për disa blerje nga importi.
 
Në kuadër të këtyre hetimeve, është thirrur ish-drejtoresha, në cilësinë e personit që tregon rrethana për hetimin.

brisjeda shehu
(Në rreth të kuq Brisjeda Shehu i drejtohet prokurorisë)

dy.b/shqiptarja.com