Përplasja mes Kryeprokurorit Adriatik Llalla dhe ambasadorit amerikan në Tiranë ka bërë jehonë edhe në mediat ndërkombëtare, që i kanë kushtuar një hapësirë të veçantë.
“Washington Post”, por edhe shumë media të tjera prestigjioze kanë pasqyruar debatin e fortë.
"Kryeprokurori shqiptar konfrontohet me ambasadorin amerikan”, është titulli i “Washington Post”.
E ndërsa pasqyron kronologjinë e përplasjes, “Washington Post” shkruan se organet gjyqësore aktualisht janë duke zgjedhur institucionet e tyre ekzekutive.
"Opozita dhe disa shoqata të gjyqtarëve e prokurorëve kanë kontestuar ashpër reformën, duke e vonuar fillimin e saj.
BE kërkon rezultate të prekshme para vendosjes së një date për negociatat për anëtarësim" shkruan ndër të tjera "Washington Post".
Ambasadori amerikan deklaroi dje se Llalla ka 18 muaj që punon kundër reformës në drejtësi, ndërsa tentoi që të sekuestronte serverat e ILDKPKI, që janë jetik për Vettingun.
Por nuk vonoi edhe përgjigja e Llallës duke e akuzuar Lu-në për presion dhe shantazhe në dosjen e 'Bankers', ndërsa i hoqi edhe vizën për në SHBA.

Faksimile e lajmit në 'Washington Post'
dy.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com