Përplasja Meta-Rama, “beteja”
e numrave që rrezikon balancat

Përplasja Meta-Rama, “beteja”<br />e numrave që rrezikon balancat
TIRANE- Vjeshta e parë e këtij viti pritet startojë me “acar” politik. Ftohja e hamendësuar mes Metës dhe Ramës, duket se po merr ngjyra të vërteta, teksa jo vetëm kanë pushuar afër e afër pa u takuar në bregdetin e Jonit, por s’kanë munguar të lëshojnë dhe “silure” ndaj njëri tjetrit, ku njëri pushonte me jahte dhe tjetri me kamerdaren e djalit, për të mbërritur të nevoja e reformës në drejtësi, por dhe bllokimit të portit të jahteve në Shëngjin, apo debatin Shkëmbi-Mile për Pogradecin, çka e bëjnë shtatorin muajin e “eklipsit” politik, ku palët kanë kalkuluar ndoshta dhe secili drejtimin e vet politik, përfshirë dhe kompromisin e PD me PS.
 
Si po përjetohet ideja që shtatori do të jetë muaji i të gjitha zgjidhjeve në politikë...?
Nga të gjitha partitë politike është përvijuar shtatori si muaji ku do të realizohen të gjitha reformat e kërkuar nga partnerët ndërkombëtarë dhe ambiciet politike të opozitës e mazhorancës. Kryeministri Edi Rama paralajmëroi reformë të thellë në drejtësi në shtator, duke kërcënuar me zgjidhje drastike për ti dhënë fund korrupsionit. Nga ana tjetër opozita ka paralajmëruar fillimin e protestave në shtator, por që janë në plan të dytë për opinionin pasi tashmë në plan të parë ka dalë ftohja e pretenduar mes kreut të LSI Meta dhe atij të PS Rama. Që mund të sjellë më shumë lëvizje politike se sa tërë ingranazhi i opozitës dhe opionistëve të marrë së bashku, sepse bëhet fjalë për numra dhe fate qeverie.

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Debati në ‘Frontline’/ Baçi: Rama përdor drejtësinë për të goditur PD! I kthehet Lita: Gjyqtarët që dënuan Salianjin iu dhanë vulën

Debati në ‘Frontline’/ Baçi: Rama përdor drejtësinë për të goditur PD! I kthehet Lita: Gjyqtarët që dënuan Salianjin iu dhanë vulën