Afrohet përplasja e madhe midis ushtrisë së Asadit dhe asaj turke, Sirianët: Do marrim gjithë vijën kufitare, Trump: Me luftëtarët e ISIS të merret Europa (VIDEO)

Trupat e para të Damaskut hynë në Tal Tamr këtë mëngjes, një qytet Sirian rreth njëzet kilometra larg kufirit turk. Forcat Demokratike Siriane (FDS), thonë se “Qëllimi është të "çlirojmë qytetet siriane të okupuara nga ushtria turke”.

Banorët e Hasakas në rajonet kurde në veri të Sirisë rikthimin e ushtrisë së presidentit Bashar al-Asad e kanë pritur me festime. Ushtria turke do të ketë përballë atë siriane të presidentit Bashar al-Assad. Të braktisur nga amerikanët, grupet militante kurde lidhën marrëveshje me Damaskun, që lejon ushtrinë siriane të rikthehet në rajonet në verilindje të Sirisë, aty ku këmba e tyre nuk shkelte që prej 2014-s, kur territoret kurde ranë në duart e Shtetit Islamik.

Sulmi turk kundër militantëve kurdë vijon i ashpër.  

Tani Damasku po përpiqet të shpejtojë ndaj Turqisë për të rrethuar dhe marrë qytetin Kobane.

Operacioni më i vështirë do të jetë në Hasakah-Qamishlo, ku veprojnë aleatët rebelë të Ankarasë dhe qelizat e ISIS. Situata kudo është në kaos të plotë, duke patur parasysh dhe rrezikun e shtuar të 10 mijë ish luftëtarëve të Shtetit Islamik që janë arratisut nga burgjet. Një perspektivë kjo që tmerron popullsinë kurde por edhe pakicën e konsiderueshme të krishterë-sirianë që jeton në të dy qytetet.

Dje të krishterët festuan marrëveshjen me Asadin dhe kërkuan kthimin e ushtrisë sa më shpejt të jetë e mundur. Trupat e para të Damaskut hynë në Tal Tamr këtë mëngjes, një qytet Sirian rreth njëzet kilometra larg kufirit turk. Forcat Demokratike Siriane (FDS), thonë se “Qëllimi është të "çlirojmë qytetet siriane të okupuara nga ushtria turke”.

Xhihadistët në arrati

Ndërkohë, në anën tjetër të oqeanit, Presidenti Donald Trump ka si shqetësim menaxhimin e refugjatëve: Evropa do duhet të marrë përsipër militantët e ISIS, me të cilët nuk do të merren SHBA”, ishte komenti i tij një ditë pas lajmit se qindra njerëz ikën nga një kamp refugjatësh në Perëndim. “Turqia dhe kurdët nuk duhet t'i lënë të shpëtojnë. Evropa duhej t'i kishte mbajtur ata pas kërkesave të shumta nga ana ime. Le ta bëjnë tani. Ata kurrë nuk do të arrijnë dhe kurrë nuk do të sillen në SHBA ".

Sot gjatë natës, trupat e qeverisë siriane kanë përparuar në Manbij dhe përgjatë një degëzimi të Eufratit në rrugën për në Kobane dhe shpejt pritet që ato të përplasen me forcat turke.

Spiralja e papritur e luftës ndryshoi menjëherë pasi amerikanët njoftuan evakuimin e mijëra ushtarëve të tyre nga e gjithë zona e përfshirë në fushatën ushtarake turke.

Presidenti amerikan Donald Trump urdhëroi tërheqjen e 1000 ushtarëve nga Siria veriore me arsyetimin se është më mirë të mos përfshihen në luftime.

Në këtë fazë, me Shtetet e Bashkuara të Amerikës tani jashtë luftës, roli i Putin, i cili historikisht mban marrëdhënie të mira me Asadin prej disa kohësh ka filluar t'i afrohet presidentit Erdogan, po bëhet gjithnjë e më vendimtar.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja