Shkëmbimi i ashpër në Shtëpinë e Bardhë, Zelensky zbulon detajin që mund të ketë shkaktuar përplasjen me Trump
Trump dhe Zelensky në Shtëpinë e Bardhë
Një dhuratë e Volodymyr Zelenskyt mund të ketë shkaktuar përplasjen e famshme në Zyrëne Ovale më 28 Shkurt. Tani, gati një muaj pasi shkëmbimi i ‘zjarrtë’ dëmtoi marrëdhëniet mes SHBA dhe Ukrainës, presidenti ukrainas ka reflektuar mbi atë që mund të ketë shkaktuar përplasjen me homologun amerikan.
Zelensky kishte marrë me vete rripin e kampionatit botëror në peshat e rënda të mikut të tij, boksierit ukrainas Oleksandr Usyk, për t’ia dorëzuar Trumpit, i cili është një adhurues i boksit. Por në vend të kësaj, presidentit të SHBA-së iu dorëzuan fillimisht një seri fotografish, që tregonin të burgosurit ukrainas të dobësuar në robërinë ruse.
"Këto janë gjëra të vështira," tha Trump ndërsa mori fotot nga Zelensky dhe filloi t'i shfletonte ato.
Zyrtarët amerikanë besojnë se ato foto shënuan pikën kur takimi mori një kthesë në rënie pasi Trump mendoi se SHBA-të po fajësoheshin për torturimin e të burgosurve ukrainas.
Kujtojmë që pas shkëmbimeve të ashpra, Trump kërkoi largimin e Zelenskyt nga Shtëpia e Bardhë dhe anulimin e konferencës së përbashkët. Marrëveshja për mineralet e rralla, për të cilën presidenti ukrainas kishte shkuar në Shtëpinë e Bardhë, nuk u nënshkrua.
Trump e akuzoi presidentin ukrainas për mungesë respekti ndaj SHBA ndërsa ky i fundit sfidoi udhëheqësin amerikan për zbutje të qëndrimit ndaj presidentit rus.
Xh.D/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
30 Mars, 00:06
Programi i PS, a ju duken të realizueshme objektivat ekonomikë?
-
Po
71.1%
-
Jo
23.5%
-
Nuk e di
5.4%
Vota total: 443
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Skënder Minxhozi: Të gjuash me gur Evropën që të dëgjojë 'sherifi'
30 Mars, 15:31
-
Letrat amerikane kundër diversitetit mbërrijnë edhe te furnitorët italianë: Mos zbatoni politika të barazisë dhe përfshirjes
30 Mars, 15:11
-
Preç Zogaj: Zvogëlimi i SHBA dhe BE-së është horizonti i tyre
30 Mars, 14:42
-
Fitim Zekthi: Drejtësia i ka bërë dy partitë e mëdha të jenë plotësisht apolitike
30 Mars, 14:01
-
Ursula von der Leyen: Do e kthejmë Ukrainën në një kështjellë çeliku! Putin? Tashmë ka dështuar!
30 Mars, 12:37
-
Presidenti Trump kërcënon sërish: Nuk përjashtoj përdorimin e forcës ushtarake për të marrë Groenlandën
30 Mars, 10:49
-
SHBA/ Avioni rrëzohet mbi një shtëpi në Minesota, humbin jetën të gjithë personat në bord, kamerat kapin momentin e përplasjes (VIDEO)
30 Mars, 10:09
-
VIDEO/ Vetëm dy minuta në fushë, Lionel Messi shënon dhe ngjit Inter Miamin në krye të renditjes
30 Mars, 09:22
-
Pse Deti i Zi është vendimtar për armëpushimin Ukrainë-Rusi
30 Mars, 09:04
-
Tërmeti në Mianmar dhe Tajlandë, bilanci thellohet me mbi 1600 të vdekur dhe 200 të zhdukur! Regjistrohen dhe dy lëkundje të tjera nga 5,1 ballë
30 Mars, 07:55
-
Sulmet ruse me dronë, Zelensky: Presim reagim të fortë nga Perëndimi, Rusia po pengon përpjekjet për t'i dhënë fund luftës
29 Mars, 22:45
-
Pas bisedave në Signal, sekretari amerikan i Mbrotjes sërish nën kritika/ Pete Hegseth u shoqërua nga gruaja në takime sekrete ushtarake
29 Mars, 22:44