TIRANË - Përplasja e radhës mes mazhorancës dhe institucionit të Presidentit, për dekretet, ka shënuar një rast të paprecedentë, duke çuar deri në prag të një krize kushtetuese. Ligjit themeltar i shtetit në këtë rast përcakton një afat 7 ditor, kohë në të cilën Presidenti duhet të vendosë për emërimet apo shkarkimet e ministrave, me propozim të Kryeministrit. Neni 98-të i ligjit themeltar të shtetit flet për dekretimin nga Presidenti të ndryshimeve qeveritare dhe afatet të cilave ai duhet tu përmbahet, ndërsa tejkalimi i këtij afati përkthehet në shkelje të Kushtetutës, me ç’rast, neni 90 i ligjit themeltar të shtetit, parashikon edhe nisjen e procedurës së shkarkimit të Presidentit.
 
Kushtetuta
Përplasjet mes mazhorancës dhe institucionit të Presidentit kanë krijuar edhe një precedent. Në rastin konkret, atë të dekreteve të ministrave të rinj, neni 98 i ligjit themeltar të shtetit parashikon se, “ministri emërohet dhe shkarkohet nga Presidenti i Republikës, me propozim të Kryeministrit, brenda 7 ditëve”.