Përplasja SHBA-Kore e Veriut,
Trump:Luftë e mundshme 

Përplasja SHBA-Kore e Veriut,<br />Trump:Luftë e mundshme 
“ Nuk e përjashtoj mundësinë që një konflikt i mundshëm mund të shpërthejë me Korenë e Veriut” është kjo deklarata që jep Presidenti i SHBA Donald Trump ndërsa tensionet me Penianin përshkallëzohen.

Gjatë një interviste për Reuters ai shprehet se do të kishte preferuar që të kishte një zgjidhje paqësore dhe diplomatike, por kjo duket e vështirë.

Me tej manjati shton se Koreja e Jugut duhet të dëmshpërblejë për sistemin Thaad i instaluar për t'i bërë ballë kërcënimit që vjen nga Peniani.

Seuli i është përgjigjur kreut të Shtëpisë së Bardhë duke i kujtuar traktatin e sigurisë që daton që prej Luftës së Koresë ku 28 mijë ushtarët amerikanë u dislokuan në mbrojtje strategjike të aleatit e sipas qeverisë në Seul, instalimi i sistemit anti-raketë duhet të konsiderohet pjesë e kësaj marrëveshjeje.

Ndërsa sa i përket diktatorit të Koresë së Veriut Trump e cilëson një djalosh.

“Kim jong un është 27 vjec, pasi i ati vdiq, mori pushtetin.Thoni ctë doni nuk është e thjeshtë sidomos në moshën e tij.Uroj të tregohet racional” shprehet presidenti duke komentuar edhe homologun kinez Xi Jinping të cilin e cilëson një burrë të mirë që po përpiqet të gjejë një rrugëzgjidhje për ceshtjen me Korenë.

Një deklaratë e tillë e kreut të Shtëpisë së Bardhë për Penianin  vjen vetëm pak ditë kur sekretari amerikan Tillerson do të  nxisë Kombet e bashkuara që të sanksionojnë regjimin e Kim jong un nëse ai vijon me testet bërthamore. 

Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Caktimi i datës së zgjedhjeve në Kosovë, Kurti nuk i shkon në takim Vjosa Osmanit! Presidentja: Mund ta pyesni atë, supozoj se është në zyrë

Caktimi i datës së zgjedhjeve në Kosovë, Kurti nuk i shkon në takim Vjosa Osmanit! Presidentja: Mund ta pyesni atë, supozoj se është në zyrë