Drejtuesit e Partisë Demokratike, Ndriçim Babasi, kryetar i degës së PD në njësinë nr.5 dhe Sajmir Mulgeci i njësisë nr.9, janë lënë të lirë pas marrjes në pyetje nga komisariati nr.1 në kryeqytet.
Ata janë mbajtur në ambientet e këtij komisariati për rreth 3 orë. Pas dhënies së dëshmive nga drejtuesit e PD dhe verifikimeve të kryera nga punonjësit e policisë të komisariatit nr.1, ata janë lënë të lirë.
Babasi dhe Bajraktari, të ndihmuar edhe nga deputetët e PD Gerti Bogdani, Keltis Kruja dhe Asllan Dogjani, u përleshën dje me Policinë Bashkiake te rrethimi i punimeve për parkun e fëmijëve, pranë Parkut të Liqenit.
Protesta, Babasi i PD pyetet sërish në Polici
Pas protestës së një ditë më parë që Partia Demokratike zhvilloi te Parku i Liqenit, organizatorët e protestës dhe drejtues të PD, janë marrë në pyetje sot në komisariatin nr.1.
Ndriçim Babasi, kryetar i Partisë Demokratike në njësinë numër 5 në kryeqytet, është paraqitur sot në komisariatin numër 1 të policisë për t’u pyetur në lidhje me protestën e zhvilluar dje tek Liqeni, ku pati përplasje mes policisë dhe protestuesve.
Babasi ka shkuar në Komisariat për të dhënë dëshminë e tij i shoqëruar edhe nga Sajmir Mulgeci, kryetari i njësisë 9 të Partisë Demokratike.
Mësohet se dy drejtuesit e PD, edhe pse kanë dhënë dëshmitë e tyre, po mbahen në ambientet e komisariatit nr.1 në kryeqytet.
Dje u acarua sërish situata mes policisë dhe protestuesve, pasi këta të fundit kundërshtojnë vijimin e punës për ndërtimin e një këndi lojërash tek Liqeni.
Redaksia Online
Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com