Dhuna në ndeshjen AF Elbasani 1-1 Vllaznia nuk u mjaftua vetëm në dhomat e zhveshjes, por tensioni u zhvendos edhe jashtë stadiumit 'Elbasan Arena'. Edhe pse ndeshja në stadium ishte pa tifozë për shkak të një penalizimi për kubin e AF Elbasanit, tifozët vendas e ndoqën sfidën nga pallatet pranë të grumbulluar edhe jashtë impiantit.

Pas përballjes tifozët e AF Elbasanit tentuan të dhunonin ish-mbrojtësin e tyre, por që tanimë është pjesë e Vllaznisë, elbasanasin Emiljano Musta. Në një video të publikuar nga 'Shkodra Live' duket tentativa e tifozëve vendas për të dhunuar lojtarin gjatë futjes në autobusin e ekipit si dhe ndërhyrja e policisë e cila qetësoi situatën.


Lajmi kryesor:

Dhunë në Elbasan, presidenti i Vllaznisë godet me grusht arbitrin e ndeshjes! Xhaferi: Na anuluan golat në shtesë, problem sistemi! FSHF: Marrim masa, asnjë tolerancë