Përplasja, Ylli Manjani: Ose ikën
Llalla ose Lu, nuk ka rrugë tjetër!

Përplasja, Ylli Manjani: Ose ikën<br />Llalla ose Lu, nuk ka rrugë tjetër!
Pas përplasjes mes ambasadorit të SHBA në Shqipëri dhe Kryeprokurorit ka reaguar edhe ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani i cili deklaron se njëri mes të dyve duhet që të largohet.
 
"Përplasja ndërmjet Ambasadorit të SHBA dhe Prokurorit të Përgjithshëm është një çështje serioze.
 
Ose ikën Prokurori ose ikën Ambasadori! Rrugë të mesme të besueshme nuk ka! Të shohim
" shkruan Manjani në faqen e tij në Facebook.
 
Ylli Manjani u shkarkua ditën e hënë nga posti pas përplasjes dhe deklaratave të forta në ekzekutiv, ndërsa vendin e tij e zuri Petrit Vasili.
 
Ambasadori amerikan deklaroi dje se Llalla ka 18 muaj që punon kundër reformës në drejtësi, ndërsa tentoi që të sekuestronte serverat e ILDKPKI, që janë jetik për Vettingun.
 
Por nuk vonoi edhe përgjigja e Llallës duke e akuzuar Lu-në për presion dhe shantazhe në dosjen e 'Bankers', ndërsa i hoqi edhe vizën për në SHBA.
 
dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Në kërkim nga Kosova për dhunën ndaj personazhit të TikTok, Gjykata e Durrësit liron Noizyn! Garanci pasurore 50 mln lekë të vjetra

Në kërkim nga Kosova për dhunën ndaj personazhit të TikTok, Gjykata e Durrësit liron Noizyn! Garanci pasurore 50 mln lekë të vjetra