Përplasje Braçe-Berisha për
CEZ:Ke zyrën aty te përfituesit Lajmet e tjera per diskutimet ne seancen e sotme

Përplasje Braçe-Berisha për<br />CEZ:Ke zyrën aty te përfituesit Lajmet e tjera per diskutimet ne seancen e sotme
TIRANE - Demokratët janë të vendosur në kërkesën për të zbardhur të vërtetën e mbi pretendimin e tyre për aferën korruptive të kontratës së CEZ me DIA. Nga foltorja e Kuvendit ish-kryeministri Sali Berisha vijoi me akuzat ndaj kryeparlamentarit Meta për përfshirje në këtë aferë, por që sipas tij vjedhja më e madhe në është kryer nga qeveria e kryeministrit Rama që i dha CEZ 98 milionë euro.

"Për herë të parë del në Arbitrazhin e Vjenës i cili zbulon se Kastriot Ismailaj është rekomanduar nga Ministria e Ekonomisë në atë kohë për anëtar i këshillit. Ministria e Ekonomisë s’ka pasur asnjë tagër për këtë propozim. Si Ministër i Jashtëm ka negociuar për kontraktuar Kastriot Ismailajn.Do të gjejmë që dosjet që mbyllët ju njëra është 1 mld dollarë detyrime, tjetra shkon 3.5 mld $. Ju futi në xhep CEZ."- tha Berisha.

Por për pretendimet e ish kryeministrit, kishte përgjigje kryetari i Komisionit të ekonomisë Erion Braçe i cili tha se në kohën e qeverisjes së demokratëve është favorizuar CEZ në dëm të kompanive të tjera publike, ndërsa edhe zyra aktuale e ish kryeministrit është në të njëjtën godinë me përfituesit e shumave të mëdha nga mbledhja e borxheve të CEZ, dy prej të cilave sipas tij kanë të njëjtin administrator. 

"Kompania e dytë që është kontraktuar për të mbledhur borxhet e këqija, Albania telekomunication, adresa e kompanisë, ndërtesa ‘Aba Biznes Center’, pranë zyrës tënde. Çfarë kati e ke zyrën tek ‘Aba Center’ ti? (i drejtohet sërish Berishës.) Si ka mundësi që ti del ose në pallatin e këtij për të banuar ose me zyrë. 7 kompanitë të firmosura me kompanitë e CEZ pë rmbledhjen e borxheve. Me 2 prej tyre ke ndarë zyrat."- tha Braçe.

Pjesë e debatit mes Berishës dhe Braçes është bërë edhe ish-ministri i Financave Ridvan Bode i cili sqaroi rolin e ministrisë së tij në marrëveshjen me CEZ. Reagimet e Braçes Bode i cilësoi si një tentativë prë të mbuluar e për t'i bërë alibi Ilir Metës.

Ora 14:15 Berisha:  Arbitrazhi i Vjenës zbuloi se Meta ka negociuar me CEZ për Kastriot Ismailajn
Megaaferë e tmerrshme që vijon të grabis 1.100 euro për person, deklaruat se privatizimi është vepër e Sali Berishës. Deklaroi se vendimi për të privatizimin e kompanive është vendim i Berishës. Ligji thotë se furnizimi me energji vlerësohet si pronë publike. Që do të thotë se kushdo që e merr do të duhet që ta vlerësojë si publike.

Privatizimi nga CEZ është bërë me ndërmjetësimin e koorperata ndërkombëtare financiare. Ajo prë 2 vite ka marrë pjesë aktive në përpilimin e tenderit. Ajo ka deklaruar se fituese është kompania e 5 energjetike në Europ, CEZ.
 
Të gjitha kontratat për mbledhjne e borxheve mes CEZ me nënkontraktorët. Personalisht asnjëherë nuk kam dashur nënkontraktorë shqiptarë. Për herë të parë del në Arbitrazhin e Vjenës i cili zbulon se Kastriot Ismailaj është rekomanduar nga Ministria e Ekonomisë në atë kohë për anëtar i këshillit. Ministria e Ekonomisë s’ka pasur asnjë tagër për këtë propozim. Si Ministër i Jashtëm ka negociuar për kontraktuar Kastriot Ismailajn. Në një letër të asaj thuhet se Meta që ka dhënë thonë se ka qenë me Edi Ramën në Pragë, a janë takuar apo jo me AISEC këtë nuk e di.

Thonë se Ismailaj ka ndarë paratë me një politikan të hetuar për korrupsion. Ata politikanë që kanë thënë këto në gjyq nuk i deklarojnë ato pa qenë 100% të sigurtë.
 
ERE në mbrojtje të konsumatorëve shqiptarëve ia ka hequr gjithmonë CEZ-të si shpenzime të zbritshme këto shpenzime.ERE e futi në darë dhe e detyroi të paguante qindarë për qindarë që të paguante ato që detyrohej. I çoi për ndjekje penale në Prokurori.

Ju thatë si ka mundësi që të ndërpriten hetimet. Berisha i la të gjithë në Prokurori. U bënë hetime ndërkombëtare dhe i çuam të dhënat në Prokurori. Erdhët në pushtet dhe pushuat hetimet. Vutë ligjin që ndërpritet çdo lloj hetimi. Nuk i the që këto i ka ndërprerë Edi Rama. Plotësisht dakord që hetimi të jetë i gjithanshëm. Ejani të anulojmë nenin që ndalon hetimin për marrëveshjen. Do të gjejmë që dosjet që mbyllët ju njëra është 1 mld dollarë detyrime, tjetra shkon 3.5 mld $ nuk e vë në diskutim që kompanitë tona u detyroheshin CEZ, por ato shkonin deri në 200 milionë $. Ju futi në xhep CEZ, u latë një barrë. Ndërpretë procesin. Si mund të ndërpritej ky proces.


Berisha:Akti normativ për buxhetin është akti i dështimit.

Berisha: Avioni i radhës me drogë në Itali ishte nisur nga Shqipëria
Avioni i radhës e dhanë që është një avion me 80 kg drogë nga zona e Leçes për në Torino. Por ka ardhur nga Shqipëria. Thonë që doli njëri dhe tha që ishte i brendshëm. Komunikata e policisë italiane thotë se avioni vinte nga Shqipëria. Janë arrestuar dy shqiptarë dhe dy italianë . Avioni i modifikuar. Avioni gjatë udhëtimit të tij nga Shqipëria në Piemonte ka bërë një ndalesë teknike në Leçe. Thoni s’vinte nga Shqipëria, por nga Gusmali. Gusmali nuk është në Republikën e Shqipërisë, por në Republikën e kanabisit. 

Ora 13:25 Patozi:  Qeveria e ka dorën e rëndë për të vjedhur...Të bëftë mirë kafja me Metën zoti Kryeminitër!
Deputeti i Partisë Demokratike Astrit Patozi mbajti një fjalë të gjatë në Kuvend drejtuar qeverisë, por ndryshe nga kolegët e tij të tjerë demokrat, toni i zërit ishte mjaft i qetë. Një fakt ky i evidentuar dhe i përshëndetur edhe nga ministri Saimir Tahiri, edhe pse emri i tij ishte objekt i akuzave që Patozi i adresoi qeverisë për luftën e saj ndaj trafikut të lëndëve narkotike.
 
Qeveria jonë vjedh, madje e ka dorën shumë të rëndë. Është edhe e paaftë. Ky krim me financat na është krijuar nga Tatimet dhe Doganat. Ta gëzosh buxhetin z Rama. Të bëftë mirë kafja e mëngjesit të së hënës me Ilir Metën, ëndrra me ngjala vazhdon..”, tha Patozi.
 
Tahiri: “Më vjen mirë që të paktën ka një njeri të arsyeshëm nga opozita, që flet pa bërtitur, pa u çjerrë, pranoj të ngrini gishtin kundër meje, kundër policisë, nuk ka problem, mjafton të bëjmë një marrëveshje fjale. Në këtë rast, unë do të doja t’ju bëja thirrje të shohim të dhënat në sy se ashtu mund të zgjidhim problemin. Zoti Patozi ju keni qenë kreu i grupit parlamentar të PD dhe u kuptoj të ishit me një qeveri si ajo që ishit. Por unë nuk kuptoj pse nuk keni folur në atë kohë dhe flisni tani”

Patozi:  Zoti ministër, ne të dy kemi një diferencë të madhe sepse unë pres që të vërtetat e mia ti ‘dëgjojnë sa më shumë njerëz kurse ti mezi pret të kalosh radhën në seancë. Unë në jetën time nuk kam marrë as një e-mail poshtërues dhe një mesazh si ai që more ti vjet, nëse do i kisha marrë do jepja dorëheqjen. Nëse ti jep shifra dhe fsheh kokën si struci, ki parasysh që shqiptarët i kanë parë live parcelat me drogë. Je ministri më i akuzuar që nga viti 1912 për lidhje me botën e krimit, që nga politika, njerëz të thjeshtë, të policisë, dhe duhet të jepje dorëheqjen. Kam bindjen që ti nuk je e keqja më e madhe, dorëheqja jote nuk mjafton, në vendin tënd ai që do të vijë do bëjë të njëjtën gjë. Bandat kanë lidhje me politikën dhe problemi këtu është kryeministri dhe kjo qeveri.

Në fjalimin e tij ish-kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike përmendi edhe çështjen e CEZ si dhe ngjarjen e fundit në Lac ku u përfshi deputeti Armando Prenga tashmë i arrestuar.

patozi

Ora 13:10 Bode-Braçes: Çfarë mundoheni të mbuloni, mos manipuloni
Vendimi i CEZ për ulje të çmimit që blinte energjinë nga KESH ka qenë i papranueshëm. Çështja e zgjedhjes së kontratës me interes publik. Është e nevojshme të hetohet i gjithë procesi.  Kujt i bëni alibi. Meta akuzohet se ka përfituar para në këmbim të favorit. Për çfarë e mbuloni.Mos u mundoni të manipuloni gjëra të pavërteta në aktin që kam çuar unë çmimi nuk është ulur, është rritur.Në ERE dy kërkesa, një nga CEZ dhe një nga KESH  secili kërkonte nga një çmim. Letra që tregon ti (i drejtohet Braçes) është si përgjigje për ERE. ERE i vetmi autoritet që vendos për çmimin. Ka qenë BB ai që përcaktonte kriteret. U kam thënë kujdes. Roli im të mos rrezikonin që të humbisnim në arbitrazh  60 mln euro investim nga BB.

Ora 13:05 Gjiknuri: Berisha i dashuruar me kadavrën që krijoi në energjetikë 
"Ministri i Energjisë dhe Industrisë, Damian Gjknuri u shpreh: “Berisha është i vetmi njeri që është i dashuruar me kadavrën e tij, me kadavrën që ka bërë në energjetikë. Kush e solli CEZ, kush e bëri marrëveshjen? Të gjithë e dinë që ERE raportonte në zyrën e tij. Pasi i hoqët licencën CEZ pse nuk bëtë shpronësim? Kadavrën e la aty, litarin ia la qeverisë tjetër. Po ju them se sot sektori energjetik është kthyer në më përfituesin për shkak të vendimeve të kësaj qeverie”.- tha Gjiknuri.

Ora 12:58 Paloka: Kjo çështje duhet hetuar nga fillimi deri në fund 

Ora 12:45 Braçe-Berishës: Ke ndarë zyrat me përfituesit e kontratave të CEZ

Deputeti i PS, Erion Braçe duke iu drejtuar kryeministrit Berisha ka deklaruar se ka zyrën në të njëtën godinë me përfituesit e shumave të mëdha nga mbledhja e borxheve të CEZ, dy prej të cilave sipas tij kanë të njëjtin administrator dhe i kanë zyrat në njëjtin godinë ku lshtë sot zyra e Berishës.

Gjatë fjalës së tij Braçe ka theksuar gjithashtu se është favorizuar CEZ në dëm të kompanive të tjera publike. 

Në vitin 2009 kishin kompaninë shtetërore që u privatizua me një akt persona të kryeministri i atëhershëm. I gjithë procesi u përmbyll me një takim të Berishës në Pragë dhe aprovimit për mbështetje për statusin.  Nga kompania e OSHE-së  u kaluan të gjitha asetet tek CEZ. Ka dy çështje. Së pari kompania që do mblidhte borxhet e CEZ dhe vendimet që janë marrë në favor të CEZ ndaj OST dhe KESH. Atëherë keni mbajtur qëndrime të kundërta.

Kompania e parë është një shqiptare që shoqërohet me kontratën që vjen më pas dhe që është e para në listën sipas datave të kontratave të nënshkruara, nga 100 lekë 20-30 lek u shkonte këtyre kompanive shkojnë tek kompania e Mikut Hejcek, po po miku jot ( i drejtohet Berishës).  Kompania e parë CE2 më pas kompania CE2 Debt Collection ka të njëjtin administrator, Ervin Kajon, pyet ministrin e financave që nuk ndodhet këtu se ta shpjegon ai, dhe kjo me kontratën ekskluzive me ato përfitime që ju thashë, tani vijojmë me tjetrën që ishte e para. Kompania e dytë që është kontraktuar për të mbledhur borxhet e këqija, Albania telekomunication, adresa e kompanisë, ndërtesa ‘Aba Biznes Center’, pranë zyrës tënde. Çfarë kati e ke zyrën tek ‘Aba Center’ ti? (i drejtohet sërish Berishës.) Si ka mundësi që ti del ose në pallatin e këtij për të banuar ose me zyrë, tek ky zotëria del ti kudo. Kompania e tretë është ASI me kontratë respektove me të njëjtat përfitime si dy të parat, Elite consluting etj e pastaj radha e kompanive ceke. 7 kompanitë të firmosura me kompanitë e CEZ pë rmbledhjen e borxheve. Me 2 prej tyre ke ndarë zyrat. Tani vijmë tek vendimet që ka marrë ERE dhe i kam të gjitha këtu. Janë vendime me para shumë që kanë dëmtuar kompanitë publike dhe kanë favorizuar kompaninë CEZ.Efekti 24 milionë dollarë, imagjino vetë se cfarë vendimi kundra shqiptarëve ishte ky. Kanë dëmtuar kompanitë publike dhe kanë favorizuar CEZ duke ulur çmimin që kompania çeke blinte energjinë nga KESH.


erjon brace

Ora 12:00 Berisha: Ja skandalet e qeverisë suaj me CEZ-in
Nga foltorja e Kuvendit ish-kryeministri Sali Berisha ka vijuar akuzat ndaj kryeparlamentari Meta për atë që ai pretendon të jetë afera korruptive më e madhe në historinë e Shqipërisë. Bëhet fjalë për kontratën mes CEZ-DIA, ku sipas Berishës, Meta ka marrë ryshfet nga administratori i DIA Kastriot Ismailaj. Por sipas ish-Kryeministrit, vjedhjen më të madhe e ka bërë Rama, lidhur me pagesën prej rreth 98 milionë eurosh që qeveria shqiptare i bëri CEZ për të shmangur arbitrazhin ndërkombëtar.
 
“Zotëria (Erion Brace) që është unik këtu për tu bërë dëshmitar me dokumente të rreme, kjo është puna e tij. Më duhet ta falënderoj për herë të parë, shtroi pyetjen për CEZ-in, atë bravo. CEZ-i është vjedhja më e madhe që u ka bërë ndonjëherë në histori një kryeministër dhe një kompani, Edi Rama dhe CEZ-i. Kjo çështje është ngritur në mënyrë të përsëritur nga ne këtu, se është korrupsioni më i madh në historinë e vendit. Këto ditë mediat kanë zbuluar një akt tjetër korruptim sipas të cilave njëra nga kompanitë e kontraktuara nga vetë CEZ DIA e Kastriot Ismailajt ka dhënë ryshfet ministrit të Jashtëm të asaj kohe, nga ana tjetër një padi tjetër vjen nga ish-administratori i CEZ se Meta ministër i Jashtëm e ka takuar në Pragë dhe ka negociuar për Kastriot Ismailajn. Meta si ministër i Jashtëm nuk ka pasur asnjë detyrë për të negociuar me CEZ-in për asnjë lloj problemi të kësaj toke. Me CEZ-in ka qenë i ngarkuar ministri i tij Edmond Haxhinasto, ministria e Financave, por asnjë zyrtar i ministrisë së Jashtme...kurrë dhe kurrë.  Kjo akuzë ju transferua Vilson Ahmetajt ai tha s’kam lidhje, nëse s’ka Vasili ka lidhje Petrit Ahmetaj se ai është kryetar i ERE i emëruar nga Rama. Nëse është i vërtetë është një akt i mirëfilltë korrupsiv, duhet hetuar.  Shkeljet e CEZ dhe me 6 kompanitë që mori për mbledhjen e borxheve, e para DIA, që të gjitha janë dërguar për ndjekje penale, dhe ja ku është kallëzimi penal për to.  Kallëzimi penal është bërë nga avokatja e shtetit shqiptar. Pasi qeveria ime faktoi në kompaninë ndërkobmëtare se CEZ i cili i kërkonte Shqiëprisë 200 milionë euro dëmtime, i detyrohen Shqiëprisë së paku 1 miliardë euro detyrime ndaj OST-së, KESH-it dhe detyrime të tjera. Kastrioti dhe CEZ-i kishin të njëjtën studio avokatie. Avokatia e shtetit që përfaqësonte Ramën kishte për kundërshtar burrin e saj që përfaqësonte Kastriotin. Edhe kjo nuk u pëlqen ju?!”, tha Berisha.

sali berisha

Ora 11:50 Debatet Topalli-Leskaj-Braçe
Topalli:Nuk ka ndodhur kurrë që në rastet e paraqitjes të buxhetit të mos jetë kryeministri, dhe të fillojnë diskutimet kur nuk është paraqitur projekti i aktit normativ. Ju lutem vini në shinat e ligjshmërisë seancën plenare. As herën tjetër nuk ishte, fsihet, ka frikë?
 
Leskaj: Nuk është buxheti i shtetit është akti normativ zonja Topalli. Nëse i referoheni precedentëve kryeministri as nuk ka ardhur as nuk ka votuar.
 
Brace: para jush në atë vend e ka drejtuar atë zonja e nderuar. Në 2012 legjislatura e 18 procesverbal 20 dhjetor 2012. Fillon me diskutimin e aktit normativ me Arben Malajn. Ka dhe një procesverbal tjetër, fillon me diskutimi pa prezantim me deputetin Erion Brace..Në 2011 fillon seanca pa kryeministrin Sali Berisha por me deputetin Erion Brace. Që të mos humbim kohë për të pasur një shënjestër për tu marrë me cdo gjë por vetëm me aktin normativ jo.
 
Topalli: Zonjë po filloj me ju, keni qenë një periudhë kohe kryetare grupi dhe më keni thënë keni një fat të madh është kryeministri këtu dhe ju del për zot. Më keni thënë ju zonj në zyrën time që ne s’na hap telefonin kryetari edi rama ndërsa kryeministri juaj përgjigjet për të gjitha
 
Leskaj: Këtu u bë një shpifje që më ka çuditur se sa poshtë mund të bjerë piazza në parlament, megjithatë nuk dua të bëj koment ër këtë piazze kaq të ulët. E para s’kemi pasur asnjë bisedë bashkë, dhe më vjen mirë që kolegu im Brace i ka të gjitha dokumentet që flasin për të kundërtën e asaj që thatë ju. Nuk më vjen mirë që një zonjë gënjen dhe mashtron. 

topalli, leskaj, brace

Ora 11:15 Paloka: Dekriminalizimi jashtë Kuvendit dhe këtë muaj, Paloka: Rama s'ka vullnet
Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike Edi Paloka çeli seancën plenare të kësaj të enjteje me akuza ndaj mazhorancës se me vonesat e votimit të ligjit po tregon se nuk ka vullnetin për të realizuar dekriminalizimin. Përballë kësaj situate, tha Paloka, - opozita do të vazhdojë para me këtë proces pasi gëzon edhe mbështetjen e ndërkombëtareve. Në këtë kontekst, deputeti demokrat bëri thirrje që edhe kolegët e tij të mazhorancës “që ndihen të fyer nga inkriminimi i politikës” – ta mbështesin këtë nismë.
 
"Duket qartazi se vullneti i kësaj mazhorance për të bërë dekriminalizimin vazhdon që nga sesioni i kaluar, kur deputetët e listës së zezë të kësaj mazhorance po i plasin për ditë në dorë me aktet e tyre. Prapë edhe sot pari një mungesë të qartë vullneti për të kaluar një ligj kaq të domosdoshëm në mënyrë sa më të shpejtë. U gjet qimja në vezë me qëllim që ky projektligj të mos futej në kalendar. Megjithatë duke shprehur vendosmërinë tonë për t’i shkuar deri në fund këtij procesi të domosdoshëm për parlamentin dhe administratën, me mbështetjen e partnerëve ndërkombëtarë, do t’i qëndrojmë deri në fund. Komisioni që është ngritur për këtë çështje me kërkesën tonë dhe gjoja me vullnet të përbashkët, që nesër do të kërkojmë të mblidhet dhe të shqyrtojë ndër të tjera edhe nismën tonë ligjore. Jemi të bindur që nuk do të ketë kurrë vullnet nga Rama për të bërë një gjë të tillë, pavarësisht presionit që i bëhet përditë nga ndërkombëtarët, se opozitën nuk e llogarit. Edhe pa dëshirën e Edi Ramës ky proces do të kryhet”, - u shpreh Paloka.

edi paloka

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Zyrtarë të Ambasadës së SHBA takohen me kreun e AMP, Sulejmani: Mirënjohje për mbështetjen e dhënë

Zyrtarë të Ambasadës së SHBA takohen me kreun e AMP, Sulejmani: Mirënjohje për mbështetjen e dhënë