Përplasje brenda PD-së në Shkodër
Kreu i Bashkisë kundër Ramiz Çobës

Përplasje brenda PD-së në Shkodër<br />Kreu i Bashkisë kundër Ramiz Çobës
Në prag të zgjedhjeve lokale situata në Partinë Demokratike në Shkodër nuk është aspak e qetë për shkak të kundërshtive dhe përplasjeve në mes grupeve të ndryshme që ekzistojnë. 

Propozimi i kreut të Partisë Demokratike, Ramiz Çobës për caktimin e krerëve të departamenteve ka shkaktuar jo pak debate dhe përplasje në mes anëtarëve të kryesisë të kësaj partie.
 
Këtë herë haptazi kundër kreut Çoba kanë dalë anëtarët e kryesisë së qytetit, emra të njohur duke nisur nga ish- deputeti Astrit Bushati, si dhe grupi i cili është pranë kreut aktual të bashkisë së Shkodrës, Lorenc Lukës. 

Më shumë se gjysma e kryesisë që i përkasin qytetit të Shkodres janë shprehur kundër propozimeve të Çobajt ndërsa gjatë mbledhjes nuk kanë munguar edhe akuzat se nuk e njohin si kryetarë të Partisë Demokratike. 
 
Këto të fundit kanë shprehur hapur qëndrimin e tyre kundër propozimeve të kryetarit ndërsa kanë deklaruar se do jenë kundër vendimeve të Çobajt. 

Debatet në mes anëtarëve të kryesisë së qytetit të Shkodres dhe kreut të selisë blu kanë shkuar deri aty se grupi kundër Çobajt të braktisë edhe mbledhjen e kryesisë. 

Nga ana tjetër anëtarët e mbetur kanë miratuar propozimet e Çobajt. Por situata brenda PD-së Shkoder vijon të mbetet mjaft problematike kur duhen edhe 5 muaj nga zgjedhjet lokale të 21 Qershorit. 

Debatet pritet të ndizen edhe me shume kur të caktohen edhe kandidaturat për bashkinë e Shkodrës.



Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

‘O dreq, boll bërtite’, sherri te Hetimori i Shëndetësisë shqetëson Braçen! Deputeti i PS futet në mbledhje: Kam zyrën ngjitur

‘O dreq, boll bërtite’, sherri te Hetimori i Shëndetësisë shqetëson Braçen! Deputeti i PS futet në mbledhje: Kam zyrën ngjitur