Përplasje e frikshme në fushën e lojës
lojtari i Vllaznisë shpëton mrekullisht

Mbrojtësi i Vllaznisë, Ardenis Gurishta rrezikoi jetën pas përplasjes në minutat e fundit të ndeshjes me lojtarin e Laçit, Nimani duke i mbetur disa minuta pa ndjeja dhe në gjendje kome pas goditjes së rëndë që pësoi në kokë.

Lojtari u transportua me urgjencë në ambulancë në gjendje kome, ndërsa drejtuesit e spitalit të Shkodrës kërkuan ndihmën e një helikopteri për të transportuar lojtarin drejt Tiranës, por pas ndërhyrjes së mjekëve, gjendja e Ardenis Gurishtës u përmirësua duke sjellë reagimin e 20-vjeçarit.

Ndërhyrja e Nimanit ishte shumë e ashpër, saqë arbitri e ndëshkoi me karton të kuq Nimanin pas përplasjes së fortë, por e rëndësishme është që lojtari sipas mjekëve është jashtë rrezikut për jetën. Tashmë 20-vjeçari ndodhet nën mbikëqyrjen e mjekëve dhe gjendja po stabilizohet.

Mjeku i ekipit të Vllaznisë largoi të gjithë ankthin duke deklaruar se ‘Gjendja duket e stabilizuar. Nën kujdesin e mjekëve lojtari do të qëndrojë në Shkodër.

Gjendja është në përmirësim por duhet të presim orët në vazhdim. Bëhet fjalë për një traumë në kokë dhe mjekimi i specializuar në spitalin e Shkodrës rezultuan të suksesshme”tha Ilirian Haxhija.

Ardenis Gurishta do të qëndrojë disa kohë jashtë fushës së blertë për t’u rikuperuar, por më e rëndësishme është që i riu e fitoi betejën kryesore me jetën.
 
Përsa i përket ndeshjes, gjithçka u mbyll në barazim pa gola në Shkodër, por mbajtja e rrjetës pa prekur duket se i ka kushtuar shumë mbrojtësit të ri të talentuar të Vllaznisë.


Momenti i përplasjes mes Ardenis Gurishtës dhe Valdano Nimanit

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

NJË NGA NE/ Artizania fierake rikthen veshjen myzeqare: Duhet mbrojtur nga UNESCO

NJË NGA NE/ Artizania fierake rikthen veshjen myzeqare: Duhet mbrojtur nga UNESCO