Përplasje me armë në Sarandë
3 plagosen, 1 kapet, 2 në kërkim

Përplasje me armë në Sarandë<br />3 plagosen, 1 kapet, 2 në kërkim
Konflikti i nisur në ambientet e brendshme të një lokali nate në Sarandë, ka përfunduar në të shtëna armësh dhe 3 persona të plagosur.
 
Rreth orës 3 të mëngjesit të së martës, 6 të rinj janë konfliktuar me njëri-tjetrin, ndërkohë që sherri ka vazhduar edhe në ambientet e jashtme të lokalit.
 
Pikërisht në fillim të shëtitores së Sarandës, pranë Hotel ‘Butrintit’, Antonio Shyti, Besim Xhafa, Renald Canaj dhe A.Q. janë konfliktuar fizikisht me Fisnik Musajn dhe D.M. ku gjatë konfliktit kanë përdorur armë zjarri ndaj njëri-tjetrit.
 
 Nga përplasja me armë kanë mbetur të plagosur Besi Xhafaj 26 vjec, Anton Shyti 37 vjec dhe Fisnik Muca bashkëpronari i lokalit të natës.

10 të shtëna kanë dëgjuar banorët dhe turistët në Sarandë, ndërkohë që Besi Xhafaj dhe Anton Shyti janë sjellë në spitalin e Traumës pasi ishin të plagosur rëndë, ndërsa Fisnik Muca ka marrë një plumb në këmbë dhe ndodhet në Spitalin e Sarandës.
 
8 të shoqëruar, sekuestrohen armë, fishekë dhe 2 makina, 2 në kërkim
Në momentin kur policia ka shkuar në vendngjarje A.Q., Renald Canaj, dhe D.M. ishin larguar nga vendi i ngjarjes, por nga reagimi në kohë i policisë në bashkëpunim me shërbimet e policisë Fier është bërë e mundur kapja e Renald Canajt, ndërsa janë në kërkim A.Q. dhe D.M.

Gjithashtu gjatë kontrollit të ushtruar në banesat e shtetasve A.Q. dhe Renald Canaj janë sekuestruar disa fishekë, armë zjarri pistoletë, kanabis dhe disa telefona të markave të ndryshme.
 
Në lidhje me këtë ngjarje, policia ka shoqëruar në komisariat 8 persona për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. Grupi hetimor ka sekuestruar nga vendin e ngjarjes dy automjete.
 
Ndërkohë Besi Xhafaj dhe Anton Shyti ndodhen në Spitalin e Traumës jashtë rrezikut për jetën. Ata i janë nënshtruar ndërhyrjeve kirirugjikale dhe ende nuk janë marrë në pyetje nga uniformat blu.
 
Vetëm pak ditë më parë te i njëjti lokal nate ka shpërthyer një bombol gazi duke lënë të plagosur bashkëpronarin tjetër Diomet Musën si dhe dy vajza të reja të cilët ishin punonjëse. Ngjarja e ndodhur në 9 gusht sipas Policisë, ishte aksidentale. 


[gallery]23665[/gallery]


policia postoblloqe pas shkembimit te zjarrit
Policia, postoblloqe pas përplasjes me armë

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Kapshticë/ 5 ditët  e fundit, mbi 42 mijë hyrje dhe dalje në pikën e kalimit kufitar, shqiptarët kthehen në vendlindje për festat

Kapshticë/ 5 ditët e fundit, mbi 42 mijë hyrje dhe dalje në pikën e kalimit kufitar, shqiptarët kthehen në vendlindje për festat