Itali/ Vritet 1 shqiptar dhe 3 plagosen rëndë në përplasje mes dy bandave për drogë e prostitucion (VIDEO)

ITALI- Një shqiptar ka mbetur i vrarë ndërsa 3 të tjerë janë plagosur gjatë përplasjes mes dy bandave rivale shqiptare pasditen e 9 marsit 2024 në qendër të Frosinones në Itali. Ngjarja e rëndë është shënuar rreth orës 19:30 në Shake Bar në rrugën Aldo Moro, një lokal tepër i frekuentuar nga të rinjt.

Përplasja

La Repubblica shkruan se 4 persona ishin ulur në një tavolinë restorant në momentin kur dy tjerë, janë afruar me një makinë tip “Lancia” pak para orës 19:30. Mes tyre ka filluar debati, më pas një prej atyre që zbritën nga makina ka qëlluar me armë zjarri drejt 4 personave në tavolinë. Njëri prej personave në tavolinë ka mbetur i palëvizur në tokë, tre të tjerët kanë tentuar t'i shmangen plumbave, ndërsa dy autorët kanë ikur në këmbë. Ky është rikonstruksioni i pjesshëm i ngjarjes së rëndë nga hetuesit.

Tre të plagosurit janë goditur në kokë, në qafë dhe në gjoks. Ndërsa dy të tjerë, të plagosur në gjendje të rëndë, janë transportuar në spitalin e Spazianit. Njërit prej tyre një plumb i ka shkaktuar thyerjen e këmbës, ndërsa gjendja e të plagosurit të katërt është më e lehtë. Ata që ishin ulur në një tavolinë të restorantit, më i riu 22 vjeç dhe më i madhi 25. 

Agjencia italiane e lajmeve ANSA shkruan se viktima u identifikua dhe pak pas orës 20:30, ndërsa në polici kanë shkuar familjarët për të dhënë dëshminë e tyre që do i ndihmonte për të rindërtuar rrethanat në të cilin ndodhi krimi. Sherri mes dy bandave rivale mendohet se ka nisur brenda në lokal dhe më pas ka vijuar jashtë.

Pistat e hetimit

Policia italiane po heton pistën e larjes së hesapeve mes dy grupeve shqiptare të krijuara për riorganizimin e trafikut të drogës dhe prostitucionit pas operacioneve të javëve të fundit që çmontuan strukturën e mëparshme komanduese, shkruan ANSA. Ndërsa u sekuestrua makina me të cilën autorët kishte mbërritur në qendër të qytetit, që ndodhet në rrugën paralele me Via Aldo Moro, atë të Shake Bar.

Një person është shoqëruar ndërsa janë marrë pamjet e kamerave të sigurisë.  Për ngjarjen reagoi edhe kryebashkiaku i Frosinones i cili tha se ishte i shokuar nga krimi i rëndë që ndodhi në lokalin më të frekuentuar nga të rinjtë e qytetit dhe njoftoi mbledhjen e komisionit të sigurisë dhe rendit.

"Jam i shokuar, nuk mund të them asgjë. Për mua kjo që ndodhi është e pashpjegueshme. Është një plagë për të gjithë qytetin. Mund të konfirmoj që nesër në mëngjes do të flasim me prefektin", tha Riccardo Mastrangeli.

Në vendngjarje, forca të shumta policie rrethuan zonën që njihet si më e frekuentuara nga të rinjtë dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të krimit të rëndë që tronditi vendin. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:01
Trupi i pajetë, në vendngjarje! Pamje nga lokali ku u vra 1 shqiptar dhe u plagosën 2 të tjerë pas përplasjes me armë

Mediat italiane kanë publikuar pamjet nga vendngjarja ku u vra një shqiptar dhe u plagosën 3 të tjerë pas një përplasjes mes dy bandave shqiptare. 

Siç shihet në pamjet e publikuara, trupi i shqiptarit të vrarë është ende në vendin e ngjarjes. Ndërsa ekspertët në vendngjarje po merren me hetimin për zbardhjen e ngjarjes.

 

 

K.M/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Miri: 10/03/2024 01:52

    U banen.marokenet.rrac è flliqur

    Përgjigju
    • Or tej: 10/03/2024 08:39

      Sipas lajmit jane 2 grupe shqiptare qe po perplasen ndermjet tyre or teeeejjjjj

  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?



×

Lajmi i fundit

DIREKT/ Maguette zhbllokon me një supergol, Abazaj barazon derbin! Tirana 1-1 Partizani, Hoxhallari del me karton të kuq

DIREKT/ Maguette zhbllokon me një supergol, Abazaj barazon derbin! Tirana 1-1 Partizani, Hoxhallari del me karton të kuq