TEKSAS- 21 persona kanë mbetur të vdekur nga një sulm me armë zjarri të ndodhur këtë të shtunë në qytetin e El Pasos në Teksas. CNN raporton se nga sulmi kanë mbetur të plagosur të paktën 26 persona, mes tyre edhe një fëmijë.
Mediat ndërkombëtare raportojnë se autor i këtij sulmi ka qenë Patrick Crusius, një 21-vjeçar i cili ka qëlluar me kallashnikov në drejtim të turmës. Ai ka nisur të qëllojë që nga parkingu i qendrës tregtare dhe më pas është afruar pranë turmës duke qëlluar në drejtim të njerëzve të cilët ndodheshin në ambientet e brendshme të saj.
Autori është vënë në prangat e policisë ndërkohë që autoritete po punojnë për zbardhjen e plotë të dinamikës së kësaj ngjarjeje. Personat të cilët janë gjendur në qendrën tregtare në momentin e sulmit janë larguar të tmerruar, ndërkohë që tre restorante në zonë kanë mbyllur dyert duke reaguar ndaj situatës emergjente.
-
Anerika për këta raste, kriminelit t jep karrigen elektrike. Shqipnia i fut mren n burg dhe i ushqen një jet nga taksat tona.
Përgjigju -
Bajg!
Përgjigju -
300 vjet ne Amerike edhe nuk po integrohen te bardhet. Trump, urgjent te kthehen te gjithe ne Evrope me vaporin me te pare.
Përgjigju-
Nganjehere eshte me mire te besh pyetje, nga pyetja meson!!!
-
-
Kjo ashte amerika si po plasi shqiptaret me ik.
Përgjigju









Komente
Komento