Përplasje midis forcave izraelite
dhe palestinezëve, vriten tre vetë
Tre veta janë vrarë në zonën e Qytetit të Vjetër të Jeruzalemit në përplasje me forcat e sigurisë izraelite.Situata është acaruar pas rritjes së masave të sigurisë nga shteti hebre për ndalimin e kalimit të besimtarëve myslimanë në kompleksin Haram-al Sharif, ku ndodhet dhe xhamia e shenjtë al-Aqsa.
Tre veta janë vrarë në zonën e Qytetit të Vjetër të Jeruzalemit në përplasje me forcat e sigurisë izraelite.
Situata është acaruar pas rritjes së masave të sigurisë nga shteti hebre për ndalimin e kalimit të besimtarëve myslimanë në kompleksin Haram-esh Sharif, ku ndodhet dhe xhamia e shenjtë al-Aqsa.
Çdo të premte besimtarët myslimanë palestinezë shkojnë në xhaminë al-Aqsa për të kryer lutjet sipas traditës fetare islame.
Forcat policore të Izraelit kanë shtuar numrin e detektorëve metalikë. Palsetinezët kanë kërkuar vazhdimisht që ato të hiqen për të lejuar kalimin e lirshëm të tyre në zonën e shenjtë.
Ministri palestinez i Shëndetsisë raportoi se Mohammed Abu Ranam dhe 17-vjeçari Mohammad Sharaf janë vrarë në pjesën lindore të Jeruzalemit në lagjet e At-Tur-it dhe Rasa l-Amud. Personi i tretë është vrarë në Ramallah.
Forcat e sigurisë izraelite kanë vendosur masa të rrepta për kalimin e besimtarëve mysliamanë, vetëm burrat mbi 50 vjec dhe femrat. Gjithashtu ata kanë dislokuar 5 batalione ushtarake në Bregun Perëndimor. Shtimi këtyre masave ka revoltuar palestinezët të cilët janë hedhur në demonstrata duke sulmuar me gurë krahun policor dhe ushtarak izraelit.
Përshkallëzimi I situatës ka detyruar presidentin e Autoritetit Palestinez të telefonojë presidentin amerikan për të ndërhyrë urgjentisht tek kryeministri Netanyahu për të hequr detektorët.
Kompleksi I shenjtë Haram-esh Sharif (për palestinezët), ose Tempulli I Shenjtë për izraelitët,që përbëhet nga Kubeja e Shkëmbit dhe xhamia al-Aqsa ka prodhuar gjatë 50 viteve të fundit konflikte të panumërta midis izraelitëve dhe fqinjëve arabë. Në vitin 1967, në luftën 6-ditore Izraeli mori nën kontroll pjesën e Qytetit të Vjetër duke përfshirë dhe kompleksin e objekteve fetare. Qyteti I Vjetër simbolizon nacionalizmin dhe rezistencën palestineze.
Krahu I ekstremit të djathtë të qeverisë së Netanyahut ka kërkuar shtimin e masave të rrepta sigurisë në zonën ku jetojnë palestinezët. Vendimi për vendosjen e detektorëve metalikë është influencuar nga ky fraksion politik brenda qeverisë izraelite.
“Izraeli është i vendosur të ruajë status quo-në në Tempullin e Shenjtë dhe lirinë për të hyrë në vendet e shenjta ", tha një zyrtar i sigurisë izraelite në një deklaratë.
Redaksia Online
d.v./shqiptarja.com
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Janar, 09:30
A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?
-
Po
43%
-
Jo
50.6%
-
Nuk e di
6.4%
Vota total: 4342
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kur Berisha drekonte me Xhorxh Soros, Filantropi: Jam shumë i lumtur që njerëz të mbështetur nga fondacioni, janë të asociuar edhe me Saliun (VIDEO)
28 Janar, 22:43
-
New York Times: Vuçiç 'sakrifikoi' kryeministrin që të fitojë kohë
28 Janar, 22:32
-
Vota e diasporës/ Fleta e votimit u shkon në 2 zarfe! Shifrat e regjistrimit, ‘miratohen’ për rreth 55 mijë emigrantë
28 Janar, 22:00
-
Shqipëria vend strehimi për palestinezët? Ralf Gjoni: Rama të japë garanci se s'ka skenar të tillë! Galdini: Spostimi nga vatra e tyre është spastrim etnik
28 Janar, 21:51
-
Ardian Vehbiu: Histeria ndaj kryepeshkopit Anastas
28 Janar, 21:45
-
Zbulohet në Prishtinë laboratori i sofistikuar për falsifikimin e dokumenteve (FOTOT)
28 Janar, 21:28
-
Kush janë ministrat e qeverisë Kurti që u pasuruan më shumë gjatë 4 viteve
28 Janar, 21:15
-
'Ngrirja' e ndihmave amerikane ndihet në mbarë globin, pezullohen nga puna 50 zyrtarë të USAID! Nuk preken programet e Mbrojtjes, as Ukraina
28 Janar, 21:07
-
Dosja K- Letra e Edip Tershanës në qeli: Enver ti e shite Kosovën, kjo është tradhëti!
28 Janar, 21:04
-
Ylli Pata: Sforcimi kërcitës i partive të reja të opozitës
28 Janar, 20:54
-
Meta shkruan nga burgu: 'Në qeli kam vetëm kalendarin që më dhuroi Janullatos...". Ish Presidenti kujton si dhe pse i dha nënshtetësinë Hirësisë dhe ndërtimin e Katedrales
28 Janar, 20:40
-
Protestat në Serbi/ Vuçiç i drejtohet popullit: Plotësuam kërkesat e studentëve! Vendimi për qeveri të re, brenda 10 ditëve! Mund të kemi zgjedhje të parakohshme për 75 ditë
28 Janar, 20:22