Përplasje në koalicionin qeveritar në Kosovë, Haradinaj kërkon mbështetjen e LDL-së në garën për president

Është shtyrë për të hënën takimi i krerëve të koalicionit qeverisës në Kosovë, planifikuar të mbahej pasditen e sotme. Kryeministri  Avdullah Hoti, pas shërimit të tij nga Covid-19, do të takohej me kryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj dhe atë të Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, për të diskutuar për situatën aktuale  në vend. Takim i shtyrë për  arsye ende të paditura.

Që nga takimi i kryeministrit Avdullah Hoti me presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiç në Bruksel gjatë muajit korrik, lideri i AAK-së Ramush Haradinaj dhe partia e tij kanë kritikuar ashpër shefin e ekzekutivit për qasjen ndaj procesit të dialogut me Beogradin. Haradinaj, thotë se në takimin e 2 shtatorit në Uashington, Kosova duhet të shkojë për marrëveshje përfundimtare me Serbinë.

Po ashtu mësohet se ish-kryeministri Haradinaj  gjatë një interviste për Radio Evropa e Lirë, i ka bërë thirrje LDK-së të mbështesë kandidaturën e tij për president, pas kjo është e vetmja mënyrë për të ruajtur balancat në qeveri.

Haradinaj po ashtu ka shfaqur kritika të shumta në lidhje me hyrjen e xhandarmërisë  serbe në Karaçevë dhe reagimin e qeverisë Hoti.

Ndërkohë që vendi përballet me një valë të madhe të përhapjes së Covid-19, i cili ka prekur një pjesë të madhe të qeverisë kosovare.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Hetimi pasuror, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj paraqitet në SPAK

Hetimi pasuror, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj paraqitet në SPAK