Tashmë që nis sezoni turistik, kufizimet antiCOVID siç është ora policore kanë sjellë përplasjet e para! Një përplasje ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në Sarandë mes policisë dhe kryekamerierit të një lokali për shkak se ky i fundit ka refuzuar të ulë zërin e muzikës në lokal pasi ka kaluar ora 20:00.

Videoja e publikuar nga Report tv tregon si ndodh përplasja në momentin kur në orën 20:13, efektivët e policisë shkojnë në një lokalet në rrugën Turizëm–Kanali i Çukës në Sarandë, duke kërkuar uljen e muzikës.

Kryekamarieri nuk ka pranuar ta ulë muzikën duke pretenduar se është brenda orarit të lejuar, por jo vetëm kaq pasi situata ka agravuar sepse ai ka shtyrë me duar një prej efektivëve. Në këtë moment kanë ndërhyrë edhe efektivët e tjerë dhe kanë marrë nga krahët për ta shoqëruar në komisariat.