Përplasje Nishani-Kodheli. A
kishte çertifikatë sigurie Basha?

TIRANE- Përplasje mes Presidentit Bujar Nishani, e ministres së Mbrojtjes Mimi Kodheli. Teksa Ministria më e rëndësishme në vend ishte në pritje të firmosjes ngë kreu i shtetit i Strukturës së FA dhe planit të përhapjes ose planit të vendosjes së FA, Nishani tha dje në Këshillin e Sigurisë Kombëtare se duhen bërë ligjet, më pas reforma, për pasojë tregon dhe arsyet e shtyrjes palimit të miratimit, aq të domosdoshëm për vendin si anëtare e NATO-s.
Plani kishte më se një muaj që po vonohej, pavarësisht se Kodheli e Shefi i Shtabit kishin shkuar dy herë në takim me Presidentin.

Ndërkohë të ftuar nga Presidenti Nishani në mbledhjen e djeshme të Këshillit të Sigurisë Kombëtare  ishte edhe kryetari i opozitës, Basha, kreu i SHISH Visho Ajazi dhe kryetarja e Komisionit të Integrimit, deputetja e PD-së Bregu.  Duke qënë se në këtë takim nominalisht lihet të kuptohet se diskutohet dhe për informacion të klasifikuar “sekret”, askush nuk u kujtua që të kontrolloheshin pjesëmarrësit për pajisjen me certifikata sigurie.

PERPLASJA PER STRATEGJINE E SIGURISE
“Me urdhër të Kryeministrit, në shkurt u ngrit grupi ndërinstitucional për hartimin e strategjisë por jo vetëm kaq, por fakti që ne kemi çuar pranë presidentit strukturën e FA e planin e përhapjes ose planin e vendosjes së FA e prej më shumë sesa një muaj s’kemi marrë përgjigje megjithëse jemi rikthyer disa herë kërkesave edhe të panevojshme teknike nga institucioni i Presidentit na bëjnë të besojmë që kjo është një procedurë që kërkon të pengohet nga ana e institucionit të presidentit, që në rastin më të mirë është vetëm miratues i asaj çka Ministria e Mbrojtjes e Kryeministri propozojnë pranë Presidentit”, reagon Kodheli në TCH.

Sipas saj mbledhja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare është një organ këshillimor pranë presidentit, ndërkohë në programin qeverisës në 300 ditët e para janë mirëpërcaktuar afatet e bërjes së të gjitha dokumentave strategjikë, duke filluar që nga dokumenti i Sigurisë Kombëtare, tek dokumenti i Strategjisë Ushtarake dhe plani i zhvillimit afatgjatë të FA, të gjitha brenda këtij viti. “Ka qenë shumë e rëndësishme që ne ta shtyjmë këtë proces, që për fat të keq ishte vjetëruar tashmë. Kishte 10 vjet që FA dhe Ministria e Mbrojtjes funksiononin me një strategji të vjetëruar e aq më pak një strategji që s’kishte reflektuar ngjarje të rëndësishme që kishin nddhur në jetën politike dhe jo vetëm të Shqipërisë, siç ishin: Antarësimi i Shqipërisë në NATO në 2009” thotë Kodheli.

Ajo vlerëson kërkesën në tryezë për bashkëpunim dhe bashkërendim institucional, por jo dmosdoshmërisht ata që e kërkuan këtë janë ata të parët që e kanë zbatuar këtë, pavarësisht se në 10 vite është mbledhur tri herë po që s’ka penguar hapjen e kësaj qeverie ndaj institucionit. Ajo çfarë tha Nishani në mbledhjen e djeshme ka të bëjë me kërkesën që reformat e mbrojtjes duhet të paraprihen e mbështeten me ndryshimet përkatëse ligjore. Reformat duhet të fillojnë pas ndryshimeve ligjore dhe jo e kundërta, duke thënë se duhet të arrihet një mbështetje më e gjerë politike dhe publike për reformat.

“Duhet të përgatiten edhe dy dokumentet strategjikë të reformës së mbrojtjes: Strategjia Ushtarake dhe Plani Afatgjatë i Zhvillimit. Duhet të rishikohet struktura e FA bazuar në konceptin e ri të mbrojtjes strategjike të vendit të bazuar në Rishikimin Strategjik të Mbrojtjes RSM-2013 dhe struktura e re e FASH të mos konsiderohet vetëm si një shkurtim numrash për të kaluar në 8500 vetë më 2015”, tha Nishani. Duke paralajmëruar acar në marrëdhëniet me qeverinë e kryesuar nga Rama.

"SIGURIA", BASHA, BREGU E AJAZI PA CERTIFIKATE?!
Në mbledhjen e djeshme të Këshillit të Sigurisë Kombëtare kanë marrë pjesë dhe kryetari i opozitës, Basha, kreu i SHISH Visho Ajazi dhe kryetarja e Komisionit të Integrimit, deputetja e PD-së Bregu. Të ftuar nga Presidenti Nishani nën argumentin e zgjerimit të diskutimit për Strategjinë e Sigurimit Kombëtar, duke qënë se në këtë takim nominalisht lihet të kuptohet se diskutohet dhe për informacion të klasifikuar “sekret”, askush nuk u kujtua që të kontrolloheshin pjesëmarrësit për pajisjen me certifikata sigurie. Ndërkohë që për kreun e SHISH dihet botërisht se nuk e disponon një dokument të tillë, mbetet në dyshim nëse Basha ka ende “impulse” sigurie nga koha kur ishte Ministër i Brendshëm nga 2009-2011, ndërkohë që sërish për t’u dyshuar është Bregu.
 
Shkrimi u publikua sot (12.03.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com
)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

NBA/ Oklahoma lider në Perëndim, Bucks humbasin sërish! Fitojnë Miami e Memphis

NBA/ Oklahoma lider në Perëndim, Bucks humbasin sërish! Fitojnë Miami e Memphis