TIRANE - Një konflikt mes prindërve për radhën e vizitave te pediatria në QSUT, ka shkaktuar momente paniku.
Në përplasje është përfshirë edhe një punonjës policie private, A.C, prind i një fëmije për vizitë, i cili ka nxjerrë armën e shërbimit duke kanosur dy persona të tjerë në radhë, A.Sh. dhe D.F. Familjarët rrefejnë se kanë parë policin me armën në dorë, por në një reagim vetë efektivit i policisë private ka sqaruar se arma i ka rënë aksidentalisht.
Polici privat është marrë në pyetje nga blutë e kryeqytetit, ndërsa arma e shërbimit i është sekuestruar. Ditët e fundit, urgjenca e QSUT, kryesisht Pediatria ka pasur fluks vizitash për shkak të virozave gripale te të miturit. Fëmijët janë një nga grupmoshat më të prekura nga ulja e temperaturave dhe virozat çka ka shkaktuar rritje të fluksit të vizitave.

(Konflikti ndodhi në ambientet e brendshme të Pediatrisë)

(Policia te Pediatria pas konfliktit mes prindërve për radhën e vizitave)
Njoftimi i policisë për ngjarjen:
Sot rreth orës 13.20, në Sallën Operative ka ardhur një telefonatë se në ambjentet e urgjencës së Spitalit Pediatrik ka patur një konflikt.
/Shqiptarja.com

Menjeherë në vendgjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë ku nga veprimet paraprake ka rezultuar se brenda ambjenteve të spitalit kishte patur një konflikt midis 3 prindërve qe prisnin ne rradhe per te vizituar fëmijët.
Njëri prej tyre është punonjës i nje Policie private konkretisht shtetasi A.C. Ata jane shoqeruar ne Komisariat per sqarimin e rrethanave. Ne deklarime dy shtetasit A.Sh. dhe D.F., pretendojnë se polici privat u ka treguar armën që mbante me vete.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com