Përplasjet me Llallën, Lu 40' 
me Ramën në Kryeministri

Përplasjet me Llallën, Lu 40' <br />me Ramën në Kryeministri
Ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu, ka takuar mesditën e kësaj të premte, kryeministrin Edi Rama në Kryeministri.

Takimi ka zgjatur rreth 40 minuta, ndërsa mësohet se në fokus të bisedës kanë qenë përplasjet e fundit të ambasadorit Lu me kryeprokurorin Adriatik Llalla. 

24 orë më parë, Lu dhe Llalla u përfshinë në polemika lidhur me ecurinë e reformës në drejtësi si dhe për refuzimin e vizës amerikane për kryeprokurorin nga ambasada e SHBA.  

Lu ishte në Kryeministri edhe një ditë më parë, ku takoi Drejtoren e Kabinetit të Kryeministrit, Vali Bizhga, ndërsa kryeministri Rama ndodhej për një vizitë zyrtare në Kosovë.  


Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

 

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

SHBA: Rusia ka tërhequr disa njësi këmbësorie nga Ukraina lindore pas inkursionit ukrainas në Kursk

SHBA: Rusia ka tërhequr disa njësi këmbësorie nga Ukraina lindore pas inkursionit ukrainas në Kursk