Përplasjet PS-LSI zhvendosen
edhe në bazë, sherr në Berat

Përplasjet PS-LSI zhvendosen<br />edhe në bazë, sherr në Berat
Dega e partisë Socialiste në Berat lëshon akuza të forta në dretim të LSI. Sipak kryetarës së degës së PS në Berat, Valbona Zylyftari, kohët e fundit, Levizja Socialiste për Integrim dhe kryetari i saj, njëkohësisht edhe kryetari i Bashkisë, Petrit Sinaj, po bën presion për të krijuar frymë konfliktuale.  

Ky konflikt është rënduar edhe më shumë gjatë mbledhjes së këshillit bashkiak, pasi kryetari i grupit të PS në këtë këshill ka kërkuar takim me kryetarin e Bashkisë së Beratit, por ky i fundit nuk e ka pritur. Shkak për këtë është bërë edhe braktisja e mbledhje së këshillit nga ana e këshilltarëve të PS.

PS: Po largohen specialistët nga puna
Kryetarja e PS, Zylyftari, ka thënë se po largohen specialist nga puna pa asnjë argumet. Ndërkohë që punonjësve të ndryshëm në bashki po u bëhet presion që nëse duan të mbajnë vendet e punës duhe të sjellin vota për LSI, ky kërcënim vjen nga kryetari i Bashkisë së Beratit, Petrit Sinaj.

"Nisur nga disa probleme të shfaqura në drejtimin e bashkisë Berat nga kryetari Petrit Sinaj, ka vendosur të kushtëzojë marrëdhëniet me këtë bashki. LSI po krijon një klimë jo bashkëpunuese në këtë fillimfushate në Berat. Jemi të shqetësuar për largimet nga puna të specialistëve për arsye politike. Për klimën e presionit që ushtrohet për punonjësit për mbajtjen e vendit të punës detyrohen të rekrutohen në partinë e kryetarit të bashkisë dhe me urdhër rreshtohen për të sjellë vota për LSI-në si detyrim për të mbajtur vendin e punës", u shpreh Zylyftari.

Bilanci i personave të larguar nga puna është mjaft i madh, e gjitha kjo është për të hapur vende pune në prag të fushatës ku specialistët e fushës po zëvendësohen me persona partiak.

Bashkia: Asnjë specialist s'është larguar
Pas kësaj deklarate ka ardhur edhe reagimi i Bashkisë së Beratit. Në lidhje me akuzat e kryetares së PS-Berat, Bashkia pohon se akuzat janë të pavërteta dhe se asnjë specialist nuk është larguar nga detyra.

Ndërsa për bojkotin e mbledhjes së sotme të Këshillit Bashkiak nga ana e Këshilltarëve të PS, zëdhënësja e Bashkisë ka deklaruar se ky është një vendim absurd. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ngjarja në Pogradec, jeni dakord me akuzën si vrasje nga pakujdesia?



×

Lajmi i fundit

Mbi 2040 kandidatë për 'Mjekësi', i nënshtrohen testit dixhital! Të paqartë për punën e detyruar! Ligji i paplotësuar pas rrëzimit nga Kushtetuesja

Mbi 2040 kandidatë për 'Mjekësi', i nënshtrohen testit dixhital! Të paqartë për punën e detyruar! Ligji i paplotësuar pas rrëzimit nga Kushtetuesja