Përqafim qesharak në çiklizëm, kundërshtari përfiton dhe i kalon në finish (VIDEO)

Përqafim qesharak në çiklizëm, kundërshtari përfiton dhe i kalon në finish (VIDEO)

Rémi Arsac, Charly Merle dhe Simon Ruet

Rémi Arsac dhe Charly Merle do ta mendojnë dy herë nëse duan të bëjnë sërish showman-in përpara se të përfundojë gara në çiklizëm. Sportistët e rinj u kaluan pak metra nga fundi nga Simon Ruet, i cili përfitoi nga hezitimi i tyre. Kjo rezultoi në një skenë qesharake. Edhe pse dyshja e përqafuar nuk do të qeshnin pas kësaj situate.

Në garën e moshave U23 në Francë (Grand Prix de Saint-Symphorien-sur-Coise), shokët e skuadrës Arsac dhe Merle ishin në rrugën e tyre drejt fitores. Dyshja eci vetëm deri në fund të garës pasi kishin udhëhequr të gjithë xhiron, por ajo që ndodhi disa metra para përfundimit sfidoi të gjithë imagjinatën.

Çiklistët e Saint-Etienne Loire prisnin me padurim një përfundim të denjë për televizion dhe donin të kalonin vijën e finishit krah për krahë së bashku në mënyrë vëllazërore.

Kjo ishte mirë pa bërë llogaritë me Simon Ruet. Francezi 19-vjeçar kaloi dyshen në ekstrem pas një ndjekjeje të fortë dhe fitoi garën.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave