Përrenjtë malor kërcenim për Lezhën! Dëmtimi i pritave dhe shpyllëzimi po sjell përmbytje, eksperti: Të zbatohet studimi i 2005-së i Akademisë së Shkencave

LEZHË- Përrenjtë malor janë kthyer në kërcënim për Lezhën, duke sjellë përmbytje dhe rrëshqitje dherash. Dëmtimi i pritave malore dhe shpyllëzimi është shkaku kryesor i kësaj situate, e cila është evidente në kohe dimri kur dhe intensiteti i reshjeve është më i lartë.

Diçka e tillë bëhet e ditur nga eksperti i Mjedisit Zef Imeraj, sipas të cilit ka një studim të bërë që prej vitit 2005, i cili duhet të merret në konsideratë nga autoritetet përgjegjëse, pasi ndikon ndjeshëm në minimizimin e përmbytjeve.

“Në vitet 200 2005, nën drejtimin e Akademisë së Shkencave u krye një studim, u parashikua ndërhyrja në veprat hidro-energjitike, riparimin e pritave në një sasi 300. Pjesa më kryesore mbrojtja e vegjetacionin dhe shtimi i tyre dhe për këtë anë parashikuar në këtë studim që të kryhen rreth 250-300 hektarë pyllëzime. Nëse do bëheshin këto në 15 vjet në do ta ulnim deri në 20, 30% mundësinë e vërshimeve.”- shprehet eksperti Zef Imeraj.

Për ekspertin Imeraj, ndërhyrja duhet të nise nga lart poshtë dhe duhet të jetë e menjëhershme, pasi do të ndikonin në uljen e vërshimeve të këtyre përrenjve për një intensitet reshjesh deri ne 300 mm shi.

“Në kemi në të gjithë këtë shtrire të gjithë përrenjtë, që janë rreth 17, dhe me prurjet, 18 në Lezhë, që të gjitha derdhen në fushë dhe krijojnë probleme gjatë reshjeve. Janë ndërhyrë më para 97 prita dhe kanë kryer funksionin e tyre, për të cilën janë investuar, por nga mos-mirëmbajtja e tyre kemi dëmtime të mëdhaja të tyre, dëmtime i  veprave hidro-energjetike të ndërtuara vite më parë, nga vitet ’60. Pas viteve ’90 mos aplikimi i asnjë parametri për riparimin e tyre, ndalimin e dëmtimit të mbulesës bimore të këtyre bastioneve, përrenjve, është bërë e mundur që ne të kemi vërshime, erozione, prurje të ngurta.”- shprehet eksperti Imeraj.

Rajoni i Lezhës përshkohet nga 18 përrenj malor dhe përmbytjet e fundit  u shkaktuan kryesisht nga vërshimi i tyre, duke sjellë edhe shume inerte që bllokuan kanalet duke shtuar sipërfaqet e prekura nga përmbytjet.

S.C/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • shpresa: 27/01/2023 14:14

    Ndjeshmeria ndaj te mires e te keqes ka vajtur ne zero. Te shkaterrosh Institutet( si Gerdecin) kete vetem nje person e ben. Ky eshte SB(ish gjithcka ne kete vend:km, president, etj). Akademia e Shkencave duhet te beje padi ne SPAK, pasojat perbejne krim!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Planet e administratës Trump për t’i dhënë fund luftës në Gazë

Planet e administratës Trump për t’i dhënë fund luftës në Gazë