Qarkullimi në aksin Theth Ndërlysaj në Shkodër është vështirësuar ndjeshëm si pasojë e reshjeve të dendura në zonë që nxitën edhe daljen nga shtrati të përroit. Siç shihet edhe nga pamjet në zonë uji ka vërshuar me furi duke e bërë të rrezikshme situatën për shoferët. 

"Shërbimet e Bashkisë Shkodër janë në gatishmëri dhe po ndjekin nga afër situatën në Theth, në Njësinë Administrative Shalë. Reshjet e dendura të sotme kanë shtuar prurjet e përroit të fshatit. Për momentin, nuk ka rrezik për banesat. Aksi Theth–Ndërlysaj mbetet i bllokuar nga rënia e inerteve. Po marrim masat për pastrimin e rrugës dhe rikthimin e qarkullimit" shkroi kreu i Bashkisë Shkodër Benet Beci në Facebook


Lajmi kryesor:

Reshjet e dendura të shiut në Shkodër, përroi del nga shtrati, bllokohet rruga Theth–Ndërlysaj (VIDEO)