Foto: Pete Hegseth
Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së, Pete Hegseth, tha sot në një konferencë për shtyp se udhëheqësi i ri suprem i Iranit, Mojtaba Khamenei, është “plagosur dhe me shumë gjasa është shpërfytyruar”.
“Udhëheqja e Iranit nuk është në një gjendje më të mirë, ata fshihen, struken, kjo është ajo që bëjnë minjtë. Ne e dimë që udhëheqësi i ri i ashtuquajtur jo aq suprem është i plagosur dhe ka të ngjarë të jetë shpërfytyruar", tha Pete Hegseth.
Sekretari i mbrojtjes hodhi dyshime mbi mesazhin e parë të supozuar të udhëheqësit të ri iranian, i cili u lexua në televizionin shtetëror.
“Ai bëri një deklaratë dje, në fakt një deklaratë të dobët, por nuk kishte as zë dhe as video”, tha Hegseth.
Ai shtoi: “Irani ka shumë kamera dhe shumë regjistrues zëri, pse një deklaratë me shkrim? Mendoj se e dini pse. Babai i tij, i vdekur. Ai është i frikësuar, është i plagosur, është në arrati dhe i mungon legjitimiteti. Është një rrëmujë për ta.”
Lajmi kryesor:
Lufta/ Shefi i Pentagonit: Udhëheqësit e Iranit fshihen si minjtë, Motajaba është i frikësuar! NATO rrëzon një raketë iraniane në hapësirën turke! Shpërthime në Teheran










