Përsëri në “Kanalin e Butrintit”, makina me kokë në ujë, shpëtojnë me not 2 turistët e huaj. Shoferi i dehur dhe pa patentë
Pamje nga aksidenti në Kanalin e Butrinit
Sarandë- Një tjetër automjet ka përfunduar sot në ujërat e “Kanalit të Butrintit”, duke shënuar rastin e dytë brenda 8 ditësh dhe me protagonistë po dy turistë të huaj.
Ngjarja ndodhi rreth orës 05:00 të mëngjesit, kur drejtuesi i automjetit të marrë me qira, ka humbur kontrollin duke përfunduar në ujërat e fshatit Vrinë. Dy personat udhëtonin drejt Sarandës, pasi kishin kaluar kufirin.
Nga burime policore bëhet me dije se kanë qenë dy persona brenda në mjet, të cilët kanë mundur të dalin me not pa dëmtime. Policia e Sarandës ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes, ku ka nisur edhe hetimet.
Bëhet me dije se mjeti që ka rënë në ujë ka qenë i tipit “Fiat”, me targa AA 459 RL dhe me drejtues shtetasin e huaj Patryk Sajnog. Ai i është nënshtruar testit të alkoolit, ku herën e parë ka rezultuar në masën 0.906 mg/l dhe më pas 0.894 mg/l. Gjithashtu ai rezulton pa leje drejtimi. Për këtë arsye është arrestuar nga policia për gjendje të dehur dhe mungesë patente. Disa orë më pas automjeti është nxjerrë me vinç nga uji nga punonjësit e zjarrfikëses dhe uniformat blu në aksion.
Policia ka nisur procedimin penal ndaj drejtuesit, teksa e ka marrë edhe në pyetje për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor. Për fat të mirë nuk ka pasur të lënduar dhe viktima.
Më 31 korrik një tjetër automjet ra në të njëjtin vend, duke shkaktuar plagosjen e dy turistëve të huaj të cilët vinin nga Qafë-Bota. Burime pranë Komisariatit të Policisë Sarandë bëjnë me dije se ky vend është rrezik konstant për aksidente dhe jo rrallë automjetet përfundojnë në kanal, pasi nuk ekziston asnjë sinjalistikë dhe barrierë që të paralajmërojë drejtuesit e mjeteve se aty është kthesë e fortë.
Nga ana e sektorit të Qarkullimit Rrugor në Komisariatin e Sarandës është dërguar disa herë shkresë drejt ARRSH për vendosjen e sinjalistikës, por ende nuk ka asnjë reagim.
A.Q/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
25 Janar, 13:37
A duhet të votojnë emigrantët që kanë vetëm dokumente identifikimi të huaja?
-
Po
32.6%
-
Jo
61%
-
Nuk e di
6.3%
Vota total: 2092
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Delvinë/ 38-vjeçari plagoset me thikë pas një sherri në lokal, në pranga autori (EMRAT)
25 Janar, 11:16
-
E përditshmja britanike 'The Times': Si u bë Shqipëria vend qëndrimi më i mirë luksoz në Europë
23 Janar, 10:05
-
Aksident tragjik në Kanada/ Makina përfundon në liqen, vdes 25-vjeçarja shqiptare! Familja kërkon ndihmë për kthimin e trupit në Shqipëri
22 Janar, 10:23
-
Aksident në Vlorë-Fier, makina del nga rruga në fshatin Skrofotinë dhe kthehet përmbys! Një person mbetet i lënduar (VIDEO)
18 Janar, 19:35
-
Sarandë/ Akuzohet për përdhunimin e një vajze, arrestohet 25-vjeçari i shpallur në kërkim
17 Janar, 16:29
-
Fier/ Kamionit të Ndërmarrjes së Ujitjes dhe Kullimit i plas goma gjatë ndërrimit, plagoset rëndë drejtuesi! (VIDEO)
17 Janar, 14:58
-
Në hetim për korrupsion, kryeprokurori i Sarandës pezullohet nga detyra! SPAK: Veprime të paligjshme në favor të vjehrrit të tij
16 Janar, 11:10
-
Investitorët e rinj strategjikë/ I hapet rrugë ndërtimit të resortit me hotele e vila në Lëkurës të Sarandës, vlera 447 mln €
16 Janar, 07:31
-
Aksident në Tiranë-Durrës, automjeti tenton të parakalojë, por kamioni e ngjesh pas trafik-ndarëses (VIDEO)
14 Janar, 16:03
-
Sarandë/ U përfshinë në përleshjen e armatosur të fshatit Gjashtë, IMT shemb lokalin ‘Unico Lounge’ në Ksamil, administrohej nga vëllezërit Sulejmani (VIDEO)
14 Janar, 15:25
-
Sarandë/ Kundërshtuan punonjësit e policisë, arrestohet 32 vjeçari, në kërkim i riu tjetër
9 Janar, 13:26
-
Vlorë/ Thyerje e masës së sigurisë, aksidente dhe dëmtim lokali, një në pranga dhe 3 nën hetim! Mes të dyshuarve edhe një grua nga Durrësi
6 Janar, 15:42