Përsëri në “Kanalin e Butrintit”, makina me kokë në ujë, shpëtojnë me not 2 turistët e huaj. Shoferi i dehur dhe pa patentë
Pamje nga aksidenti në Kanalin e Butrinit
Sarandë- Një tjetër automjet ka përfunduar sot në ujërat e “Kanalit të Butrintit”, duke shënuar rastin e dytë brenda 8 ditësh dhe me protagonistë po dy turistë të huaj.
Ngjarja ndodhi rreth orës 05:00 të mëngjesit, kur drejtuesi i automjetit të marrë me qira, ka humbur kontrollin duke përfunduar në ujërat e fshatit Vrinë. Dy personat udhëtonin drejt Sarandës, pasi kishin kaluar kufirin.
Nga burime policore bëhet me dije se kanë qenë dy persona brenda në mjet, të cilët kanë mundur të dalin me not pa dëmtime. Policia e Sarandës ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes, ku ka nisur edhe hetimet.
Bëhet me dije se mjeti që ka rënë në ujë ka qenë i tipit “Fiat”, me targa AA 459 RL dhe me drejtues shtetasin e huaj Patryk Sajnog. Ai i është nënshtruar testit të alkoolit, ku herën e parë ka rezultuar në masën 0.906 mg/l dhe më pas 0.894 mg/l. Gjithashtu ai rezulton pa leje drejtimi. Për këtë arsye është arrestuar nga policia për gjendje të dehur dhe mungesë patente. Disa orë më pas automjeti është nxjerrë me vinç nga uji nga punonjësit e zjarrfikëses dhe uniformat blu në aksion.
Policia ka nisur procedimin penal ndaj drejtuesit, teksa e ka marrë edhe në pyetje për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor. Për fat të mirë nuk ka pasur të lënduar dhe viktima.
Më 31 korrik një tjetër automjet ra në të njëjtin vend, duke shkaktuar plagosjen e dy turistëve të huaj të cilët vinin nga Qafë-Bota. Burime pranë Komisariatit të Policisë Sarandë bëjnë me dije se ky vend është rrezik konstant për aksidente dhe jo rrallë automjetet përfundojnë në kanal, pasi nuk ekziston asnjë sinjalistikë dhe barrierë që të paralajmërojë drejtuesit e mjeteve se aty është kthesë e fortë.
Nga ana e sektorit të Qarkullimit Rrugor në Komisariatin e Sarandës është dërguar disa herë shkresë drejt ARRSH për vendosjen e sinjalistikës, por ende nuk ka asnjë reagim.
A.Q/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Lista e pasurive imobiliare e Familjes Berisha ju duket?
-
Normale
12.9%
-
Korrupsion
82.8%
-
Nuk e di
4.3%
Vota total: 1765
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Konfiskime në letër, si u rikthye në duart e familjes Balili resorti luksoz 'Santa Quaranta' në Sarandë
18 Shtator, 11:51
-
Po ktheheshin nga Machu Picchu, autobusi me turistë bie nga 30 metra, 31 të plagosur! Dhjetë prej tyre italianë, shkak mjegulla në rrugë (FOTOT)
17 Shtator, 15:25
-
Shkodër/ Motori del nga rruga në Theth, plagosen turisti spanjoll që e drejtonte dhe 24-vjeçari pasagjer
16 Shtator, 16:48
-
Tjetër aksident në Lushnjë, automjeti i anglezëve del nga rruga dhe përfundon në kanal
15 Shtator, 16:25
-
Vlorë/ Qarkullonin me kokainë dhe hashash, arrestohen i riu banues në Itali dhe sarandjoti! Spanjolli kapet i dehur në timon
15 Shtator, 15:02
-
Lushnjë/ Makina e dy turistëve polakë karambolohet me veturën 'Renault', 3 të plagosur! Shkak dyshohen shpejtësia dhe lagështira në rrugë
15 Shtator, 14:23
-
Zjarrfikësi i Këlcyrës dhe miku i tij trafik armësh, do i shisnin në Sarandë për bandat, vihen në pranga! VIDEO e pistoletave të mbështjella me qese
13 Shtator, 16:35
-
VIDEO/ Reshjet e dendura të shiut përmbytin rrugët e bizneset në Sarandë, qytetarët dhe pronarët bëjnë thirrje për ndërhyrje
13 Shtator, 11:37
-
Korçë/ Makina përplas për vdekje këmbësorin (EMRI)
12 Shtator, 20:05
-
Tiranë/ Po ndiqej nga policia, i riu përfundon në Lanë! Rezulton i akuzuar për mashtrim, iu prezantohej të moshuarve si zyrtar i bashkisë dhe iu merrte para
11 Shtator, 17:42
-
Kukës dhe Korçë/ Një i vdekur dhe 3 të plagosur në dy aksidente brenda orës! Vajza e mitur shpëton, vdes babai shofer! Përmbyset makina pas prerjes së rrugës nga ‘Benz”-i (VIDEO)
10 Shtator, 11:22
-
Elbasan/ U arratis pasi përplasi çiftin në rrugë, arrestohet 62-vjeçari! I sekuestrohet ‘Benz’-i, nën hetim edhe drejtuesi 45-vjeçar i motorit
9 Shtator, 13:57