Përshkallëzimi ushtarak në Siri: BE kërkon një pozicion të përbashkët, Orban: Jo sanksioneve ekonomike kundër Turqisë

Çështja mbi situatën në Siri, ishte dje një test tjetër për të parë unitetin e vendeve anëtare të Bashkimit Europian dhe besueshmërinë në skenën ndërkombëtare.

Në fund të takimit në Luksemburgut, ministrat e jashtëm të BE ranë dakord për një veprim unanim për ofensivën turke ndaj militantëve kurdë në lindje të Sirisë, por pa arritur të vendosur një embargo të përgjithshme të armëve, edhe për faktin se Turqia është anëtare e NATO-s.

Ministrat e Jashtëm europianë janë zotuar të mbajnë “pozicione të forta kombëtare” përsa i takon politikës për eksportin e armëve të tyre në Turqi.

 “Për mua ishte e rëndësishme që nisma ishte evropiane sepse në këtë mënyrë e gjithë Evropa e vendos veten në një pozitë të një statusi të barabartë përballë me Turqinë. Të gjithë së bashku do të punojmë për të ndaluar eksportet e armëve, do të ketë nevojë që në Këshillat e ardhshëm evropian të kontrollojmë zbatimin e këtij angazhimi nga çdo shtet “, - tha Mogherini

“Të ndalosh operacionet turke është e vështirë. Austria është pro vendosjes së embargos së armëve dhe të 28 vendet e unionit duhet të vendosin veçmas për embargo ndaj Turqisë.”, u shpreh Ministri i Jashtëm austriak.

“Është kundër të drejtës ndërkombëtare të pushtosh një vend tjetër. Turqia duhet të respektojë të drejta ndërkombëtare si çdo vend”, - tha ministri i jashtëm holandez

Kurse Ministri i Jashtëm Italian Luigi  Di Maio tha se “Tani me dialog dhe diplomaci ne duhet të punojmë për të ndaluar përshkallëzimin e situatës në Siri. Do të fillojmë me takimin e aleancës anti-Daesh që do të na lejojë të mbledhim të gjitha vendet që janë të shqetësuar për momentin dhe gjithashtu ata që janë aktorë “

‘Tymi i zi’ doli pas takimit të ministrave të punëve të jashtme, gjithashtu mbi mundësinë e vendosjes së sanksioneve ekonomike kundër Turqisë. Ndër zërat që e kundërshtojnë këtë opsion është Hungaria. Kryeministri Viktor Orban përpara ofensivës turke kishte bllokuar përpjekjen e BE-së për të lëshuar një paralajmërim të përbashkët për Erdogan, ndërsa tani ai insiston në një dialog me Ankaranë në vend të miratimit të masave ndëshkuese.

Mes dy vendeve ekzistojnë marrëdhënie të ngushta ekonomike dhe politike siç dëshmohet nga fakti që në muajin nëntor, Orban do të presë në Budapset, Presidentin turk Erdogan.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Nga ulja 30% e taksës mbi ndërtesën, pezullimi i financimit të inceneatorit, Teliti prezanton 27 amendimet e PD për buxhetin e Tiranës

Nga ulja 30% e taksës mbi ndërtesën, pezullimi i financimit të inceneatorit, Teliti prezanton 27 amendimet e PD për buxhetin e Tiranës