Forcat ukrainase lëshuan gjatë natës 791 dronë ndaj 15 rajoneve ruse, përfshirë Moskën, Krimenë e pushtuar dhe zonat e Detit të Zi e Detit Azov.

Ministria ruse e Mbrojtjes tha se të gjithë dronët u interceptuan, ndërsa autoritetet raportuan disa të plagosur dhe dëme materiale.

Në rajonin e Moskës, mbetjet e dronëve shkaktuan zjarr dhe dëme në ndërtesa e automjete. Tre persona, mes tyre një fëmijë 10-vjeçar, u plagosën.

Ndërkohë, në Energodar, pranë centralit bërthamor të Zaporizhzhias, një sulm me dron la një person të vrarë dhe 15 të plagosur, sipas autoriteteve lokale ukrainase.

Në Kharkiv, një sulm rus me raketa vrau të paktën 10 persona dhe plagosi tetë të tjerë. Disa banesa dhe biznese u dëmtuan.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky deklaroi se Ukraina “padyshim do t’i përgjigjet” sulmit dhe u bëri thirrje partnerëve ndërkombëtarë të shtojnë presionin ndaj Rusisë dhe mbështetjen për Ukrainën.

Lajm ne perditesim...