Përshtatën banesën brenda pallatit për lojëra fati, 3 të arrestuar, nën hetim 14 klientë! Sekuestrohen mijëra euro dhe kokainë

Përshtatën banesën brenda pallatit për lojëra fati, 3 të arrestuar, nën hetim 14 klientë! Sekuestrohen mijëra euro dhe kokainë

3 persona janë arrestuar dhe 14 të tjerë po procedohen penalisht pasi akuzohen për organizmin të paligjshëm të lojë të fatit në Tiranë. Dy prej të arrestuarve, 40-vjeçari Vangjush Manaj kishte marrë me qira një banesë në katin e dytë të një pallati në rrugën "Konferenca e Pezës" dhe e kishte përshtatur atë në një ambient ushtrohej veprimtaria e kundërligjshme e lojërave të fatit. Ai kishte punësuar 45-vjeçarin, Ardi Muçajn, për të organizuar lojëra të paligjshme të fatit.

Gjatë aksionit të policë u arrestua edhe një klientë, Gazment Kajolli, 45 vjeç, të cilit gjatë kontrollit iu gjet një sasi kokaine me vete. Ndërsa 14 klientë të tjerë po hetohen në gjendje të lirë.

Policia e Tiranës ka mundur të sekuestrojë edhe 21.900 € dhe 90.800 lekë të rinj, lëndë narkotike kokainë, dy tavolina pokeri, katër valixhe me çipsa dhe dy aparate celular.  

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme proceduriale.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Dronë misteriozë shihen mbi tri baza amerikane në Britani

Dronë misteriozë shihen mbi tri baza amerikane në Britani