Përshtati lokalin për prodhim të Bitcoin, arrestohet 31-vjeçari në Durrës! Sekuestrohet kokainë, 260 gr marijuanë dhe 18 pajisje për prodhimin e kriptomonedhave

Durrës- Një 31-vjeçar është vënë në pranga ditën e sotme nga policia e Durrësit pasi u konstatua se kishte shndërruar lokalin e tij në biznese të jashtëligjshme.

Blutë konstatuan se Abdyl Kacaca 31 vjeç, e kishte kthyer biznesin e tij për përdorim të lëndëve narkotike si dhe për gjenerim të kriptomonedhave (Bitcion).

Nga ky operacion u seksuestruan një sasi lëndë narkotike marijuanë dhe kokainë, pajisje që gjenerojnë kriptomonedha (Bitcoin), si dhe sasi kafeje që dyshohet e kontrabanduar.

Mbi Abdyl Kacacën rëndojnë akuzat e  "Përshtatjes së lokalit për përdorim droge", "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve", "Fshehja e të ardhurave", "Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë", "Ruajtja apo depozitimi i mallrave kontrabandë", si dhe "Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta".

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë Durrës:

Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar "Multifunksional".

Goditet një rast i përshtatjes së lokaleve për përdorim të lëndëve narkotike dhe për gjenerim të kriptomonedhave (Bitcoin).

Arrestohet në flagrancë 31-vjeçari që mbante në lokalin në pronësi të tij, edhe sasi kafeje të dyshuar të kontrabanduar.

Sekuestrohet një sasi lënde e dyshuar narkotike marijuanë dhe kokainë, pajisje që gjenerojnë kriptomonedha (Bitcoin), si dhe sasi kafeje që dyshohet e kontrabanduar.

Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në DVP Durrës, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja”, në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve dhe të gjenerimit të kundërligjshëm të kriptomonedhave, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, se një shtetas kishte përshtatur lokalin në pronësi të tij,  për përdorim të lëndëve narkotike dhe për gjenerim të monedhave virtuale (Bitcoin), organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar "Multifunksional", si rezultat i të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi:

-A. K., 31 vjeç, banues në Durrës, për veprat penale "Përshtatja e lokalit për përdorim droge", "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve", "Fshehja e të ardhurave", "Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë", "Ruajtja apo depozitimi i mallrave kontrabandë", si dhe "Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta".

Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin në pronësi të shtetasit A. K., në lagjen nr. 4 Durrës, gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, rreth 260 gr lëndë të dyshuar narkotike marijuanë, 18 pajisje që shërbejnë për gjenerimin e kundërligjshëm të kriptomonedhave, sasi kafeje të dyshuar të kontrabanduar, një sasi të vogël lëndë të dyshuar narkotike kokainë, 3 peshore elektronike dhe një shkop bejsbolli.

Vijon puna për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të këtij shtetasi.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

G.MO/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

VIDEOLAJM/ Shikoni trafikun kilometrik në hyrje e dalje të Tiranës

VIDEOLAJM/ Shikoni trafikun kilometrik në hyrje e dalje të Tiranës