Përshtati lokalin për shitje droge, arrestohet 35-vjeçari në Vlorë (EMRI)

Një 35-vjeçar ka rënë në pranga nga efektivët e policisë në Vlorë. Në pranga ka rënë  Klinti Janollari.

Policia ka sekuestruar 180 doza kanabisi dhe një shumë parash, që u gjetën në lokal.

Teksa i riu do të përballet me akuzat, materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.

'Si rezultat i administrimit të menjëhershëm të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, në kuadër të megaoperacionit “Tempulli”, për një shtetas që shiste doza të lëndëve narkotike në një lokal në Vlorë, Komisariati i Policisë Vlorë në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve i DVP Vlorë, finalizoi operacionin policor të koduar “Parts 33”. 

Gjatë operacionit u arrestua në flagrancë shtetasi K. J., 35 vjeç, banues në Vlorë. 

Nga kontrolli në lokalin në pronësi të shtetasit K. J., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 180 doza të lëndës narkotike kanabis, gati për shitje, dhe një shumë parash (40 900 lekë dhe 80 euro), të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari kriminale.  

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.'- njofton policia.

M.Q./E.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?