Një 33 vjeçar ka rënë në prangat e Policisë së Shijakut ditën e sotme.

33 vjeçari me iniciale O.XH kishte vënë në dispozicion ambientet e lokalit të tij, për organizimin e lojërave të fatit.

Ai u arrestua në flagrancë nga forcat blu ku u sekuestrua në cilësinë e provës materiale dhe një telefon që përdorej për vënien e basteve.

Tashmë 33 vjeçari do të përballet me akuzat e organizimit ose ushtrimit të veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin dhe vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara .

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.